Wednesday, December 11, 2024

Sot, ora 13:30. Miqësorja, Vllaznia-Besëlidhja, spostohet në “Reshit Rusi”, shkak reshjet e shiut

Lexo

Vllaznia-Besëlidhja, është miqësorja që kuqeblutë do të luajnë sot, e dyta në harkun kohor të 24 orëve, pas asaj të luajtur dje në Laç përballë ekipit vendas.

Miqësore këto që i shërbejnë stafit kuqeblu për kolaudimin e skuadrës në prag të startit zyrtar të ndeshjeve të kategorisë Superiore për vitin 2024.

E para, Laçi-Vllaznia, e cila ishte mjaft e rëndësishme, pasi përballeshin dy skuadra të Superiores u mbyll me rezultatin 1 me 3 në favor të Vllaznisë, me gola të shënuar nga kapiteni Balaj me penallti, si dhe Çoba dhe Alivoda.

Ndërkohë, që përballë kurbinasve, tekniku Osmani hodhi në fushë formacionin më të mirë, për miqësoren e sotme, për vetë kohën e shpejtë të zhvillimit të saj, por edhe të nivelit të kundërshtarit, pasi Besëlidhja aktualisht luan në kategorinë e dytë të futbollit shqiptar, pritet të jenë në fushë futbollistë nga stoli dhe Akademia Vllaznia.

Ndeshja në fjalë, Vllaznia-Besëlidhja, në fakt ishte programuar të luhet sot, ora 13:30 në stadiumin “Loro Boriçi”, por, për shkak të reshjeve të shiut, drejtuesit e KF Vllaznia e kanë sportuar të luhet në të njëjtën orë, në stadiumin “Reshit Rusi”.

Kampionati Kombëtar i Abissnet Superiore rifillon të premten e kësaj jave, me derbin kryeytetas, Dinamo-Tirana, ndërkohë që Vllaznia, luan në oën 17:00 të dielës duke pritur në “Loro Boriçi”, Kukësin, për javën e 19-të.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img