Saturday, July 27, 2024

Merkato-Largimi i Isgandarli dhe Paulauskas, Starova: Tek Egnatia kanë garanci për lojtarët e afruar

Lexo

Sulejman Starova, specialist futbolli, foli në emisionin “Skaner” në MCN TV, për merkaton e janarit.

Starova deklaroi se afrimet duhen bërë që në fillim, në mënyrë që të përshtaten.

Referuar largimeve të Isgandarli dhe Paulauskas, Starova tha se tek Egnatia kanë marrë garanci për afrimet.

Minifaza përgatitore është shumë e rëndësishme për skuadrat. Skuadrat që afrojnë shumë lojtarë, duhet t’i kenë gati që në fillim të minifazës, për tu përshtatur. 

Lojtarët që vijnë me vonesë, hapin probleme, sepse duan kohë për tu përshtatur. 

Në momentin që Egnatia ka shitur Isgandarli, me siguri që e ka gjetur zëvendësuesin. Montenegro me Isgandarli. E kanë shitur, kanë marrë paratë dhe kanë pasur zëvendësime. Kanë pasur më shumë për pretendime për Paulauskas dhe prandaj e larguan. 

Nuk e di askush çfarë do ndodhë. Unë di që Egnatia ka ambicie për titullin dhe Europën. Nëse largojnë Isgandarli dhe Paulauskas, kanë garanci që këta që po vijnë janë të duhurit. 

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img