Saturday, July 27, 2024

Merkato-Zalla: Janë të konsoliduar në ekipet e tyre, e vështirë të gjesh lojtarë të mirë në janar

Lexo

Gazetari Lirim Zalla, foli në emisionin “Skaner” në MCN TV, për merkton e janarit.

Sipas tij, është e vështirë që në këtë merkato të gjenden lojtarë të mirë, pasi janë të konsoliduar në skuadrat e tyre.

Ashtu si janë ngjarjet, 2024, është përcaktuese. Referuar edhe formulës së re të Federatës. Kjo ka bërë që të gjitha skuadrat të pretendojnë. 

Të shikojmë merkaton e janarit, që për disa skuadra është e rëndësishme, sepse duhet të bëjnë afrime dhe të ndërhyjnë. 

Në merkaton e janarit, lojtarët e mirë janë të konsoliduar. Është e vështirë të gjesh lojtarë të mirë në janar. Për ta bërë këtë fillojet puna që në shtator. Lëvizjet në përgjithësi janë nga brenda, sesa nga jashtë Shqipërisë.

Nuk jam dakord me trajnerët që thonë se mendohet vetëm për ndeshjet e radhës. Të gjithë trajnerët duhet të mendojnë edhe për strategjinë e klubit. 

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img