Thursday, April 25, 2024

Mesfushori i Milanit mbyll para kohe sezonin

Lexo

Kuqezinjtë po kalojnë dëmtime të shumta në këtë fund sezoni. Dëmtimit të Rafael Leaos, që monitorohet çdo ditë i bashkohet edhe Ismael Benaserit, që pas çerek ore lojë në derbi u ul në stol pasi mori një goditje në gju nga Dumfris.

Pasi dje doli me paterica nga stadiumi, sot janë bërë testet mjekësore për të dhe ka rezultuar që goditja në gju, i ka sjellë një dëmtim më të rëndë seç mendohej pasi ka një dëmtim post-traumatik në gjurin e djathtë. Algjeriani duhet që të premten ose të shtunën t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale duke humbur në këtë mënyrë pjesën e mbetur të sezonit dhe vetëm pas 3 muajsh, mund të rikthehet në fushë.

Pas ndeshjes edhe Davide Kalabria është pikasur duke çaluar, por siç raportohet nga mediat italiane, kapiteni thuhet se nuk ka asgjë serioze.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img