Thursday, March 28, 2024

Turneu Ndërkombëtar i mundjes “Muhamet Malo”, 13-14 maj në Tiranë. Presidenti i nderit i shoqatës së mundjes, Klajdi Malo: 170 mundës nga 12 vende tyë ndryshme në tapet!

Lexo

Turneu “Muhamet Malo” është në prag të zhvillimit të tij, ndërsa më 13-14 maj salla sportive “Fahrie Hoti” do të mbledhë mundës nga e gjithë Europa. Një aktivitet, i cili mbërrin në edicionin e tij të tretë, ndërsa përjetëson emrin e Muhamet Malos. Presidenti i Nderit i Federatës Shqiptare të Mundjes, Klajdi Malo, tregon dhe ndjesinë e tij për aktivitetin në fjalë nën emrin e të atit. “Për mua dhe të gjithë familjen Malo ky event është një krenari e madhe pasi me kalimin e viteve po bëhet edhe më popullorë. Në edicionin  e parë kishim pak sportistë ndërsa në të dytën u zgjerua edhe më tej duke përfshirë sportistë nga pesë vende të ndryshme. Sivjet kemi njohur përsëri rritje pasi janë plot 12 vende, të cilat përfaqësohen në eventin e radhës me rreth 170 mundës”, informoi Klajdi Malo.

13 medalje në edicionin e dytë nga mundësit shqiptarë, si dhe vendi i parë si ekip në stilin e lirë. Për Klajdi Malon kjo është mundësia më e mirë për të rritur numrin e medaljeve ndërkombëtare. “Në këtë drejtim presim një rritje pasi është shtuar edhe numri i atletëve”, u shpreh Malo për mikrofonin e RTSH Sport. Por ndërkohë planet janë që vit pas viti ky turne të rritet në përmasat e tij. Këtë kërkon në fakt dhe presidenti i nderit i mundjes shqiptare. “Ne synojmë që të bëjmë edhe më popullorë këtë trune duke u dhënë kështu mundësi sportistëve shqiptarë, të konkurojnë në nivel të lartë. Ata do të kenë shansin që të fitojnë medalje përballë sportistëve elitarë duke u ndeshur në një turne, i cili do të mbahet në Shqipër. Sportistët tanë e kanë të vështirë që të marrin pjesë në vendet e huaja për shkak të shpenzimeve të ndryshme dhe ne me këtë projekt u japim shansin që të kokurojnë në nivele të larta në vendin e tyre”, shtoi Klajdi Malo.

Kohë më parë Malo ka qenë edhe sponsori i Tiranës në basketboll për femra, që u shpall kampion. Sigurisht që nëse do të krijohen mundësitë, Klajdi Malo ështe i hapur për të mbështetur ç’do lloj disipline sportive. Në fund nuk kanë munguar përshëndetjet për ata që mbështesin organizimin e turneut “Muhamet Malo”, i cili do të vijë drejtëpërdrejtë në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar. “Dua të falenderoj Bashkinë e Tiranës dhe Erjon Veliajn për mbështetejn që i kanë dhënë këtij turneu. Gjithashtu përshëndes edhe Federatën Shqiptare të Mundjes dhe numrin një të saj Prizrenin, i cili mundësoi këtë event së bashku me Shoqatën e Mundjes”, përfundoi Klajdi Malo.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img