Wednesday, October 29, 2025

Mezani: “Nga ndeshja e ardhshme lojtarët të jenë koshient që të luhet për qytetin, kjo tifozëri është mësuar të jetë lart”

Lexo

- Reklamë -spot_img

Tirana është kthyer në krye të renditjes me me fitoren ndaj Laçit. Pas ndeshjes për Oversport foli trajneri i Laçit, Mezani:

“Skuadra ktheu besimin në pjesën e dytë por kjo është loja. Më vjen keq në pjesën e parë që nuk ishim të saktë. Pësuam gola të lehtë dhe nuk falen. Bëhet më e vështirë kështu për të marrë pikë. Kam folur me skuadrën që kemi oshilacione. Humbim përqendrimin dhe nuk marrim përgjegjësi, një pjesë e parë me tre gola është shumë e vështirë.

Kemi bërë një pjesë të dytë siç e kërkonim në stërvitje, një skuadër që presonte e luante shpejt. Nuk e arritëm në pjesë ne parë. Lojtarët e dijnë që duhet të marrin përgjegjësi ashtu si unë që marr ato të mijat. Shpresoj që nga ndeshja e ardhshme lojtarët të jenë koshient që të luhet për Laçin, këtë qytet, as për veten as për trajnerin. Kjo tifozëri është mësuar të jetë lart.

Pjesa e dytë tregoi karakterin që duhet të shfaqim në cdo ndeshje por kjo nuk duhet vetëm në disa pjesë loje.

Stavri Nica është pjesë e Lacit, ka eksperiencën e vet dhe nuk është keq kur një skuadër ka njerëz që e njohin kampionatin shqiptar”, -tha ai.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img