Zv. trajneri Karapiçi: “Marrja e tre pikëve është shumë e rëndësishme, ky kampionat është shumë i vështirë”

Lexo

- Reklamë -spot_img

Tirana me fitoren ndaj Laçit rikthehet në kryë të kampionatit. Pas ndeshjes për mikrofonat e Oversport nuk foli Shehi por zv.trajneri Karapiçi:

“Futbolli ka dy pjesë lojë, të parën e bëmë shumë mirë, të dytën e nisëm mirë por më pas Laçi ka fuqi si ekip dhe kjo dihet. Lëvizjet e skuadrës kurbinase bënë që të dilnim me pesë në mbrojtje. Ishte një tërheqje e studiuar nga ana jonë por nuk e realizuam shumë mirë.

Vinim nga një javë si derb i ku ana psikologjike ishte e vështirë. Kishim dëmtime dhe falendrojmë Aleksin që luajti i dëmtuar. Rrezikuam edhe Abazajn por ky është futbolli. Patëm pak vështirësi në daljen në kundërsulm. Laçi kur sulmon të vendos në vështirësi, dihet kjo.

Një lojtar që vesh një bluze do të thotë që e meriton. Pavarëisht minutave, të gjithë kanë besimin maksimal, Iseni e vlerësojmë maksimalisht pasi është një djalë i ri dhe aset i klubit.

Marrja e tre pikëve është shumë e rëndësishme pasi ky kampionat është shumë i vështirë.

Abazaj përderisa e futëm në atë minutë do të thotë që nuk është gati akoma. 100% e vet do ta ketë pas pushimit të kampionatit. Do të jetë një plus shumë i madh pasi kemi një tjetër mungesë si dëmtimi i Patrick, -tha ai.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

(Video) Fitore shprese për Luftëtarin. Gjirokastritët mundin Burrelin 2-0, por rreziku i rënies në të dytën është akoma prezent

Luftëtari-Burreli 2-0(Shënues:Zani 37',87') Kartonë të verdhë:Bianko 56',Pasmaciu 90+3' Luftëtari:Tahri,Tirso,Diallo,Culli,Zani,Ikeoca,Ramadani(Puci 27'),Cereni,Ziaj(Beji 66'),Stërling,Diamanti(Tuni 83') Trajner:Neritan Novi Burreli:Dani,Fetaj,Dedgjonaj,Mensah,Bianko,Xhakaj(Qeleshi 88'),Mëllugja,Arnold(Koka 46'),Hoti(Pasmaciu 46'),Rrapi(Xhabrahimi 46'),Kabiru(Patushi 71') Trajner:Samuel Nikaj Gjyqtarë:Olsid...
- Advertisement -spot_img