Wednesday, April 24, 2024

Qendërmbrojtësi i Partizanit, Sota: “Nuk ka më të mirë se ne”

Lexo

Qendërmbrojtësi i Partizanit, Eljon Sota ka folur pas barazimit 1-1 kundër Vllaznisë:

“Në fakt ka qenë një ndeshje e vështirë kundër lojtarëve që janë me shumë eksperiencë dhe që kanë sulmues kryesorë. Ndihem mirë në të gjitha pozicionet.

Bitri? Mungesën e Bitrit e ndjejmë. Kishte krijuar eksperiencë. E ndihmonte shumë skuadrën. Mjafton që skuadra të ecë mirë dhe ne ndihemi mirë.

Udhëheqës në mbrojtje? Mundohem të jap maksimumin tim. Çdo gjë do kohën e vet. Po përpiqem ta bëj sa më mirë. Kam besim se do ta bëj. Edhe te Fieri këtë detyrë kam pasur. Bëja rolin e liderit se kisha dhe shiritin e kapitenit.

Ekip më të mirë se Partizanit? Nuk ka më të mirë se ne! Nuk iu referova vetëm pjesës në fushë, por edhe në fushë më të mirët jemi.

Dinamo – Apolonia? E kisha planifikuar të shkoja në stadium”, tha ai.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img