Monday, November 25, 2024

Migen Memelli largohet nga drejtimi i Skënderbeut. E konfirmon vetë klubi korçar

Lexo

Në fakt, nisur nga luhatjet në arritjen e rezultateve pozitive, trajneri Migen Memelli edhe disa javë më heret e kishte paralajmëruar një largim të mundshëm nga drejtimi Skënderbeut, por për një gjë të tillë nuk ishin dakord drejtuesit e klubit Skënderbeu.

Ndërkohë, humbja e djeshme me Dinamon në shtëpi që konsiderohej edhe si sfida e mbijetesës, e ka shtyrë Memëllin të marrë të njëjtin vendim, që këtë radhë, presidenca e ka pranuar dorëheqjen e trajnerit 41 vjeçar.

Një gjë të tillë, Klubi I Futbollit Skënderbeu e ka konfirmuar përmes një njoftimi zyrtar të postuar në faqen zyrtare të klubit korçar.

“Njoftim – Klubi i Futbollit “Skënderbeu” dhe trajneri Migen Memelli mbyllin bashkëpunimin me marrëveshje. Pas rezultateve të javëve të fundit, pas bisedës me drejtuesit e klubit, trajneri Migen Memelli ka marrë vëndimin për tu larguar nga detyra. Klubi falenderon ish-trajnerin për emocionet, punën dhe përkushtimin e madh në drejtimin e stolit bardhekuq dhe i uron suksese në karrierën e tij. Faleminderit Migen!, citohet në njoftimin në fjalë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img