Monday, April 29, 2024

(Video) Endri Jukni, trajneri i Vllaznisë volejboll meshkuj U21, por edhe volejbollist titullar me Vllazninë e madhe, flet pas fitimit të trofeut të Kupës “Rinia”

Lexo

Vllaznia U-21 në volejboll për meshkuj është shpallur fitues i Kupës “Rinia”. Ekipi i drejtuar nga trajneri Endri Jukni dhe kolegu i tij Fatjon Çekini ka mundur me radhë Elbasanin, Tiranën, Farka Volej duke u kualifikuar në fazën gjysëmfinale ku u ndesh me ekipin korçar, Skënderbeu, të cilin e eleminoi me dy takime. Ndërkohë, pasi mundi në finale Tiranën 3-0, meritoi Kupën “Rinia”. Për suksesin në fjalë, flet trajneri Endri Jukni, i cili vlerëson brezin e ri që ka në dispozion, një garanci ky edhe për ekipin e parë.

E veçanta e Endri Juknit është se krahas drejtimit të ekipit U-21, ai luan si titullar edhe në ekipin e parë të drejtuar nga trajneri Artan Kalaja. Një angazhim ky që nuk e shqetëson, amdje ndjehet i kënaqur, por që gjithësesi pohon se detyra e trajnerit është shumë më emocionuese.

Në mbyllje, Endri Jukni flet edhe për traditën familjare në sport, ku jo shumë larg xhaxhi i tij, Petrit Jukni ka fituar trofe me Vllazninë, si sportist dhe si trajner. Për këtë, ai thotë se vazhdimisht merr këshilla dhe orientime nga ai, sidomos tashmë që ka nisur rrugën e bukur, por edhe të vështirë të trajnerit.

Fititimi i Kupës Rinia nga Vllaznia U-21 për meshkuj është shoqëruar me të njëjtin sukses edhe nga ekipi i femrave U-20, çka tregon se dy ekipet e rrituara të volejbollit shkodran shumë shpejt do të jenë në elitën e volejbollit shqiptar. (Video: Flet për Veriu Sport, volejbollisti dhe trajneri kampion, Endri Jukni)

Gaspër MARKU

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img