Thursday, April 25, 2024

Egnatia mposht në shtëpi Laçin 2-0. Trajneri Duro triumfon ndaj ish skuadrës së tij. Shkodrani Alen Sherri më i miri në fushë.

Lexo

Egnatia-Laçi 2-0

(Shënues: Agbekpornu 63′ Fernando 90+4′)

Egnatia: Sherri; Agbekpornu, Atanda, Malota; Lila, Hamzat, Fernando, Zejnullai, Musta; Xhekson, Camaj. Trajner: Shpëtim Duro.

Laçi: Dajsinani; Roganoviç, Velkovski, Turkaj; Ziko, Borisjuk, Ujka, Spahiu, Cucin; Mazrekaj, Adeleke Akiniemi. Trajner: Dejan Vukiçeviç.

Gjyqtarë: Kreshnik Bajramaj, Ani Koçiaj,  Xhuljo Mani. I katërt:  Adrian Beqiraj (Tiranë)

VAR Kridens Meta-AVAR  Denis Rexha (Tiranë)

Egnatia e vendit të pestë me 15 pikë priti sot në shtëpi Laçin e dy vendeve më poshtë me vetëm një pikë më pak. Një përballje rivalësh të mesit të artë të tabelës, por njëherazi edhe një sfidë trajnerësh në pankinat respektive.

Shpëtim Duro, një trajner që korri suksese jo të pakta në krye të Laçit, u largua nga drejtimi i kurbinasve menjëherë pas ndeshjeve të Kupave të Europës, duke u zëvendësuar nga një trajner shumë i paragjykuar nga specialistët e futbollit shqiptar, si malazezi Dejan Vukiçeviç. Ndaj, në opinion, u komentua edhe për një hakmarrje të Duros për largimin e tij nga Laçi. Dhe, në fakt, rezultati i tillë ishte që i jep të drejtë Duros të festojë, pasi fundi i të gjithë takimit kishte në fuqi shifrat, 2-0 në favor të Egnatias.

Sfida e luajtur në stadiumin “Arena Egnatia” u dominuar përgjithësisht nga skuadra vendase që në nisje të takimit, por realisht dy golat e fitores erdhën në pjesën e dytë. I pari nga Agbekpornu në të 63-tën minutë, dhe i dyti katër minuta nga shtesa e akorduar nga arbitri Kreshnik Bajramaj, me autor Fernando.

Për tu theksuar është se që prej minutës së 82-të, skuadra kurbinase ka luajtur me një lojtar më pak në fushën  e lojës, pas ndëshkimit me karton të kuq të Mazrekaj si rezultat i protestave ndaj vendimeve të arbitrit Bajramaj.

Një ndeshje kjo që krahas të tjerëve, ashtu si edhe në ndeshjet e tjera të mëpërshme, shkëlqeu portjeri shkodran, Alen Sherri, i cili u cilësua si lojtari i ndeshjes.

Tre pikët e sotme e ngrejnë Egnatian në kuotën e 18 pikëve, vetëm një më pak sesa Vllaznia që me pikën e marrë sot në kryeqytet shkoi në kuotën e 19-të pikëve. Ndërkohë që, Laçi, pas një serie ndeshjesh pozitive, ndalet në Rrogozhinë duke mbetur në kuotën e 14 pikëve duke ndjerë presionin e Kukësit me 12 pikë, po aq sa ka edhe Bylisi, por me një ndeshje më pak, të cilën do ta luajë nesër përballë Partizanit në transfertë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img