Saturday, July 27, 2024

Miqësoret e Vllaznisë, të rinjtë, merkato, stafi teknik dhe presidenca-Opinion nga Ermir Vajushi

Lexo

Edhe pse jeton prej vitesh në Gjermani me familjen e tij, kjo nuk e ka penguar shkodranin Ermir Vajushi, qw së bashku me shumë bashkëqyetarë të tij që edhe ato jetojnë në Gjermani dhe vende të ndryshme të Europës, të spikasin si dashamirës të flaktë të Vllaznisë.

Ndërkohë, që gjatë viteve të fundit, studimi dhe liçensimi si trajner futbolli pranë Federatës Gjermane të Futbollit, e ka ndihmuar atë të jetë sa më professional në profilin e analistit të futbollit. Një gjë të tillë, ai e bëri edhe mbrëmjen e djeshme gjatë emisionit “Sport Show”-TV1 Channel, të drejtuar nga dyshja, Klodian Zhivani-Sidola Osja, një përmbledhje të së cilës mund ta lexoni në vazhdim.

  • Ndeshjet miqësore janë të trajnerit.

Në 2 ndeshjet ndaj Beslidhjes, trajneri kishte vendosë me ja kushtu të rinjve që ishin në shumicë.

Të rinjve po i jepet mundësia, ama duhet të kuptojmë që për të fituar të rinjtë nuk mjafton gjithmonë vetëm minutazhi dhe me i fut tan grumbull. Duhet me pas lojtarë cilësorë në formacion që me i ndihmu edhe të rinjt për me u rrit apo me mbulu edhe gabimet që ato mund të bajnë.

  • Vllaznia ka nevojë minimalisht për 2 lojtarë cilësor që uroj ti gjejnë gjatë kësaj merkatoje dimri, edhe pse asht shumë e vështirë në këtë periudhë.

Nuk duhet të ket sasi, por cilësi!

  1. Një qendërmbrojtës të mirë, që të dijnë me lexu lojën e kundërshtarit.
  2. Një Mesfushor ofensiv që të jetë i shpejtë me topin dhe të ketë fantazi dhe pasim të saktë, për të shfrytëzu edhe sulmuesit që kemi.

Ndoshta edhe nji ëinger, por mendoj që në Sulm jena deri diku të kompletum.

  • Memelli nuk duhet të ishte kontaktu aspak, për vet të kalumen që kishte.

Nuk diti të sillej me lojtarët. Kërkoi me ba gjeneralin, por në futbolin e sotëm është e vështirë me funksionu ai tip trajneri.

Trajneri duhet të jetë psikolog mbi të gjitha.

Trajnerët duhet të kuptojnë, që pa lojtarët janë asgjë.

Trajneri është i varur nga lojtarët që ka.

  • Problemi i Vllaznisë është kompleks, që fillon nga Presidenti, vazhdon me ish drejtorin, ish trajner dhe përfundon me lojtarët. Nuk duhet ti lajm jashtë këto të fundit.

Tek Vllaznia ka diçka kontradiktore, pasi u hamendësu dhe u tha për një Vllazni “Loë Cost” dhe në dukje ishte e tillë, por në fakt na rezultoj se XY lojtarë kishin pagesa të larta me nga 5-6.000€.

Më duket absurde dhe e çuditshme!

  • Suksese dhe ishalla një merkato të mirë dhe një Vllazni kampione në fund të sezonit.

Ermir Vajushi-Trajner futbolli në Gjermani

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img