Sunday, November 24, 2024

Miqësorja e luksit në “Air Albania”. Roma fiton 2- 1 përballë Partizanit, në një ndeshje pot emocione, spektakël dhe gola

Lexo

Partizani ka humbur përballë Romës në një ndeshje e cila mbarti shumë emocione përgjatë 90-të minutave. Një përballje që u transmetua ekskluzivisht nga RTSH, që pati gola, raste për shënim, por edhe detaje të tjera brenda dhe jashtë fushës së lojës, të cilat e bënë atë një sfidë spektakolare.

Djemtë e Muronjos arritën të shënojnë 2 gola në pjesën e parë në minutën e 12-të dhe të 26-të me anë të El Sharaëi, i cili falë një lakim të topit nga sipër, arriti të gjejë rrugën e rrjetës duke mposhtur portierin, Alban Hoxha, si dhe të Belotit, i cili  në minutën e 26-të dyfishoi rezultatin, falë një kombinimi të shpejtë të italianëtve që kapën në befasi mbrojtjen e Partizanit.

Me shifrat 2- 0 u mbyll pjesa e parë e cila u dominua nga italianët. Ekipi Partizanit e zhvilloi lojën kryesisht në mesfushë, pa arritur të krijoj ndonjë rast të pastër shënimi.

Pjesa e dytë ishte në kontrast me pjesën e parë për Partizanin. Ekipi filloi të lëvizë më shumë në mesfushë, duke krijuar edhe raste të pastra si ai I Grezdës.

Do të ishte minuta e 84-të, ajo që do të ngushtonte rezultatin. Tedi Cara arriti të marrë një 11 metërsh, të cilin më pas e ktheu në gol.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img