Tuesday, December 10, 2024

(Intervista) Marash Kumbulla: Partizani ekip me eksperiencë në Europë, rikthehem për Krishtlindje

Lexo

Marash Kumbulla për “il Messaggero” ka dhënë ditën e sotme ka dhënë një intervistë të shkurtër ku siç pritej tema më e trajtuar ishte origjina e lojtarit dhe miqësorja mes Partizanit dhe Romës.

Si na e shpjegoni zgjedhjen që keni bërë për të luajtur me Italinë? Keni lindur në Itali dhe keni zgjedhur Shqipërinë.

Shqipëria më ka kërkuar me insistim që në moshën 15-vjeçare. Kam nisur me moshat aventurën në Shqipëri dhe kështu kam vazhduar. Kur përfaqësuesit e kombëtares italiane u interesuan për mua ishte shumë vonë. Ndihem shqiptar dhe dua të përfaqësoj Shqipërinë, atje kam rrënjët e mia.

Triumfi në Ligën e Konferencës në Tiranë është pika më e lartë e karrierës tuaj në Romë…

Patjetër që po, bëhej fjalë për trofeun tim të parë në karrierë dhe ta fitosh në vendin e origjinës është diçka e veçantë.

Çfarë skuadre është Partizani?

Kanë një ekip të mirë dhe për momemtin janë në rrugë të mbarë për tu kualifikuar në Ligën e Konferecës.

Kur mendon se do të rikuperohesh plotësisht nga dëmtimi që keni pësuar?

Shpresoj shumë para Krishtlindjeve.

Futbolli shqiptar është në ngjitje. Bajrami, Broja, Uzuni dhe Asllani janë mes më të mirëve për rolet që kanë…

Gjithçka varet nga brezat e rinj, të cilët edhe pse janë me origjinë shqiptare janë rritur jashtë kufirit. Ky lloj miksi ndihmon shumë.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img