Saturday, July 27, 2024

Paralajmëron Vllaznia! Kuqeblutë, fitojnë klasiken me Tiranen, 1-0. Sinjale pozitive në prag të startit të sezonit të ri futbollistik

Lexo

Tirana- Vllaznia 0-1(Shënues: Stojanoviç 50’)

Tirana: Lika, Haxhiu, Lulaj, Hoxhallari, Mici, Jonuzi, Hila, Lushkja, Abazaj, Latifi, Kaina. Trajner: Orges  Shehi 

Vllaznia: Qarri, Smajli, Juriç, Stojanoviç, Spahija, Çeshmedijev, Krymi, Boshnjaku, Mala, Çoba, Balaj.(U aktivizuan: Alivoda, Obando, Gruda, Delaj, Asani) Trajner: Migen Memelli

0 me 1 në favor të kuqebluve ka përfunduar miqësorja e luajtur pasditen e sotme në stadiumin “Selman Stërmasi” të kryeqytetit me Tiranes vendase dhe Vllaznisë mysafire. Goli i fitores për skuadrën shkodrane është shënuar në pjesën e dytë me autor serbin Stojanoviç në minutën e 50-të.

Ndonëse një ndeshje miqësore ku në plan të parë nuk është rezultati, gjithësesi shifrat në fund të ndeshjes janë pasqyrë e asaj që skuadrat kanë prodhuar në fushën e lojës. Që do të thotë se me fitoren e sotme ndaj një skuadre të konsiliduar si Tirana, rivale e denjë e Vllaznisë për titullin kampion, kuqeblutë kanë dhënë sinjale shumë pozitive për një pjesëmarrje dinjitoze në sezonin e ri futbollistik, 2023-2024.

Një fitore kjo që vjen realisht pas disa oshilacioneve të shfaqura nga kuqeblutë në ndeshjet e mëparshme miqësore, por që pikërisht në momentin e duhur, skuadra shfaq vlerat e saj duke qënë e konsiliduar në fushën e lojës, çka do të thotë se ajo është gati për nisjen e garës së kampionatit.

Duke iu referuar kronikës së lojës, tekniku Memelli e nis lojën me Qarrin në portë, Smajli, Juriç, Stojanoviç, Spahija në prapavijë, Cheshmedjiev, Krymi, Boshnjaku në mesfushë dhe Mala, Çoba, Balaj në sulm. Bie në sy mungesa e kapitenit Ersin Hakaj që edhe pse rikuperimi i tij është i dukshëm pas dëmtimit që kaloi, stafi nuk ka dashur të rrezikojë me aktivizimin e tij.

Ndërkohë, pritej që në këtë ndeshje të debutonte si tullar  shqiptaro-maqedonasi, Xhelil Asani, i cili ka firmosuar pikërisht për llogari të krahut të majtë të mbrojtjes, por për të kishte vetem pak minuta në fushën e lojës nga fundi i krejt takimit.

Megjithatë, pavarësisht mungeses së dyshes, Hakaj-Asani, aktivizimi në këtë pozicion i të riut Flori Spahia si titullar ishte gjëja më e bukur e kësaj ndeshje. Themi kështu, pasi me përformancat pozitive në rritje e sipër nga ndeshja në ndeshje e këtij futbollisti e kanë rritur jo pak atë jo pak profesionalisht duke i dhënë besimin e duhur për të bërë më të mirën në fushën e lojës, ashtu siç veproi edhe në sfiden e sotme, kur përpos të tjerave edhe goli i fitores shënuar nga Stojanoviç erdhi pas pasit me kokë nga ana e tij. E gjitha kjo vlen për të risjellë në vemendje reagimet e opinionit sportiv, përfshirë edhe ato të specialistëve të futbollit shkodran e më gjërë, që blerja Asanit si dublues i Hakajt, ndoshta nuk ka qënë vendimi i duhuri i stafit teknik në aspektin professional.

Ndërkohë, po aq pozitive ishin edhe aktivizimet si zëvendësues të të rinjëve, Alivoda, Delaj dhe Gruda, një garanci e padiskutueshme për Memellin për alternimet e formacionit të parë. Minuta në këtë ndeshje, pati edhe për sulmuesin e ardhur nga Ekuadori, Frank Obando, i cili vazhdon provën në radhët e kuqebluve.

 

 

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img