Wednesday, December 11, 2024

Miqësorja, Shqipëri-Kosovë, 11 nëntor ora 16.00 në “Elbasan Arena”

Lexo

Miqësorja e paralajmëruar ditë më parë nga federatat përkatëse të futbollit, Shqipëri dhe Kosovë do të luhet të mërkurën e ardhshme të 11 nëntorit në stadiumin “Elbasan Arena”. Burime zyrtare nga FSHF bëjnë të ditur se është përcaktuar edhe orari i startit të kësaj ndeshje, ajo e orës 16.00. Nga sa bëhet e ditur, ndeshja në fjalë ishte planifikuar të luhet në stadiumin e kryeqytetit “Air Albania”, por për shkak të rikonstruksionit të fushës ndeshja në fjalë është  spostuar të luhet në “Elbasan Arena”. Që pas krijimit të kombëtares së Kosovës, dy kombëtaret përkatëse, Shqipëri-Kosovë për herë të parë janë ndeshur në një miqësore tjetër më 13 nëntor 2015, ku takimi i luajtur në Prishtinë ka përfunduar në barazimin 2-2. Ndërsa, miqësorja e dytë, e cila është luajtur më 29 maj 2018 në Zyrih të Zvicrës, ka përfuanduar me rezultatin 3-0 në favor të Kosovës.

Për të dyja skuadrat, ky do të jetë një test parapërgatitor për ndeshjet e fundit kualifikuese, në kuadër të Ligës së Kombeve. Sipas kalendarit zyrtar, Shqipëria, dy ndeshjet e fundit, në kuadër të grupit 4 të Ligës C, do t’i luajë në shtëpi kundër Kazakistanit, më 15 nëntor, ndërsa tri ditë më vonë, kundër Bjellorusisë. Në të njëjtat data, edhe Kosova do të zhvillojë ndeshjet e saj kualifikuese, fillimisht me 15 nëntor kundër Slloveninë në Lubjanë dhe tre ditë më pas me Moldavinë në Prishtinë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img