Wednesday, November 6, 2024

Momenti i Roko Vatës, dy klube europiane kërkojnë shërbimet e tij. Torino dhe Bryzh ofertë zyrtare për djalin e ish kapitenit kuqezi

Lexo

Aktualisht vazhdon të jetë pjesë e klubit të njohur skocez, Sëlltik i Gllazgout, por për 18 vjeçarin e talentuar Roko Vata, djalin e shkodranit Rudi Vata, ish kapiten i kombëtares, po edhe ish futbollist dhe ish trajner i Vllaznisë, vazhdon të ketë një in teresim të amdh nga ana e menaxherëve të futbollit.

Mediat skoceze, bëjnë të ditur se për Rokon ka një interesim të madh nga Torino në Serinë A, por gjithashtu së fundmi nga Klub Bryzhi në Belgjikë, klub që tashmë drejtohet nga Roni Deila, ish-trajneri i Rokos te gjigantët skocezë dhe që kërkon të marrë talentin me vete në kampionatin belg, ku do të ketë më shumë hapësira. Vata aktualisht është pjesë e ekipit B të Sëlltikut, nën drejtimin e Stefan Mekmanus.

Por ai bëri debutimin e tij me ekipin e parë dhjetorin e kaluar dhe pati katër paraqitje në sezonin 2022-2023. Shpresa për skocezët është shitja në merkaton aktuale, pasi do të përfitonin një shumë të mirë për të, pasi Vata ka qenë pjesë e akademisë që në moshën 7-vjeçare. Por gjithashtu, nuk përjashtohet edhe një rinovim i mundshëm me Sëlltikun. 18-vjeçari luan në rolin e një mesfushori të avancuar me tipare sulmuese, ndërsa ka qenë pjesë e rregullt e ekipeve zinxhirë të Irlandës.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img