Sunday, May 26, 2024

Mjafton goli i Carës me penallti, Partizani eleminon Valmieras të Letonisë me dy fitore radhazi dhe merr një biletë në play-offi të Ligës së Konferencës

Lexo

Partizani-Valmieras 1-0   (Shënues: Cara 21’(p))

Partizani:Qirko,Preka,Sota(Grezda 42),Koçijan,Atanaskoski,Gueie(Murataj 62),Mehmeti,Rrapaj(Zekolli 85),Hadroj,Taipi(Bilali 62),Cara(Bintsuka 85) Tranjer:Zoran Zekiç

Valmiera:Olses,Veips,Balodis,Slied(Kudars 90),Tonisevs,Kairamani(Pulis 74),Jaunzems,Fall(Birka 86),Silva,Diop(Gauço 74),Ndoie Tranjer:Jurgis Kalns

Gjyqtar:Sandi Putros,Ole Kronilike,Jakob Mastrup,Jakob Klarsen(Danimarke) Delegat:Mihali Mitas(Qipro) Vezhgues:Mark Uitbi(Uells)

Partizani shkruan historine perballe Valmiera ne “Elbasan Arena”. Te kuqte e kryeqytetit mposhtin me rezultatin e ngushte 1-0 miqte Lituanez me gol te te zakonshmit Cara i cili duket se do te jete vendimtar per ecurin e ekipit te Partizanit.

Goli u gatua nga nje tjeter lojtar me prespektiv siç eshte Rrapaj i cili i vjedh kohen mbrojtesit mik dhe fiton penallti per Partizanin para pikes se bardhe shfaqet Cara i cili e dergon topin ne krahun e kundert te portierit duke shenuar golin e vetem te sfides.

Valmiera tentoj disa here me dyshen Ndoie dhe Diop por pa ju lejuar hapesirat e nevojshme per te gjetur te pakten nje gol. Vlen per tu theksuar gabimet ne mbrojtje te Partizani nga dyshja Preka-Koçijan por dhe pritjet  e portierit Qirko i cili duket se eshte ne topforme.

Partizani kalon me tej ku ne dy ndeshje eleminon Valmiera me rezultatin e pergjithshem 3-1 por ne “Play Off” do te kete nje ndeshje ferri perballe kazakeve te Astana ku ndeshja e pare do te luhet pas nje jave ne Kazakistan dhe ne fund te ketij muaj ne Shqiperi do te luhet ndeshja e kthimit.

Partizani ska cfar te humbas dhe do te bej te pa munduren per tja bere ferr ndeshjen Astanes. Ndersa duket se Zekiç ka konsoliduar ekipin dhe duket se i ka idete e qarta mbi lojtaret qe ka ne dispozicion.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img