Sunday, January 11, 2026

Moriero: “Sot ishim shumë të pafat. Që kur kam ardhur, skuadra është rritur, ka luajtur, ka qenë e disiplinuar”

Lexo

- Reklamë -spot_img

Trajneri i Flamurtarit, Françesko Moriero, pranoi eliminimin e skuadrës së tij nga Elbasani në Kupën e Shqipërisë, duke theksuar se ekipi bëri gjithçka për të kaluar, por u ndal nga disa episode të pafat gjatë ndeshjes.

“Skuadra sot luajti një ndeshje shumë të madhe. Kaluam nga një situatë e fitoreje e mundshme te humbja, por marr në shtëpi një paraqitje të rëndësishme të djemve.

Djemve u kërkoj paraqitje maksimale gjithmonë, pastaj një ndeshje e vendos gjithmonë episodi. Sipas meje sot ishim shumë të pafat, djemtë kanë bërë një ndeshje të madhe.

Sa i përket trajnerit, për atë që japin djemtë në fushë, jam besimplotë. Rezultatin nuk e kapërdij se meritonim shumë më shumë sot.

Europa? Sot kemi bërë gjithçka për të fituar, e keni parë që djemtë kanë bërë një paraqitje të rëndësishme. Ndjej keqardhje për djemtë, që nuk vazhduam në Kupë. Jam i bindur se që kur kam ardhur, skuadra është rritur, ka luajtur, ka qenë e disiplinuar”, tha Moriero për RTSH në fund të ndeshjes.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img