Saturday, May 18, 2024

(Video) Samuel Nikaj e mban fjalën! Shkodrani e rikthen Pogradecin në kategorinë e parë. Pogradecarët shpallen kampion në Grupin B të kategorisë së dytë

Lexo

Jo më kot Samuel Nikajn e kanë cilësuar si trajnerin që ka formulën e duhur për të korrur suksesin me skuadrat që kanë objektiva për t’u ngjitur një kategori më lart. Një gjë të tillë e ka bërë me disa skuadra të futbollit shqiptar dhe atij kosovar, të cilat me punën e tij profesionale ka arritur t’i kualifikojë në nivelin e Superligës.

Pikërisht duke parë këto cilësi të Nikajt, drejtuesit e KF Pogradeci kërkuan bashkëpunimin me trajnerin shkodran, i cili premtimet e marra në fillim të punës së tij  për kualifikimin e pogradecarëve një kategori më lart arriti ta bëjë realitet.

Pas një rivaliteti jo të pakët me një tjetër skuadër tradite si Luftëtarin e Gjirokastrës, Pogradeci ia arriti të realizojë objektivin e kalimit në kategorinë e parë. Një gjë të tillë, Pogradeci me trajnerin shkodran Samuel Nikaj në krye e arriti duke u shpallur kampion i Kategorisë së Dytë për Grupin B.

Pogradecarët e siguroi vendin e parë në Grupin B vetëm në ndeshjen e fundit, pasi munden Turbinën me rezultatin 4-1. Pas përfundimit të ndeshjes Pogradeci – Turbina, u zhvillua edhe ceremonia e dorëzimit të trofeut të fituesit të Grupit B. Kupa për skuadrën e Pogradecit u dorëzua nga Kryetari i SHRF Elbasan, Ilirjan File.

Suksesi i këtij sezoni në krye të KF Pogradeci, tregoi edhe një herë vlerat e këtij trajneri, i cili me të drejtë ka marrë dhe vazhdon të marrë vlerësime shumë pozitive nga specialistët e futbollit shqiptar e më gjërë.

Tani Pogradeci kampion i grupit A dhe Valbona kampione e grupit A, do të përballen së bashku për titullin kampion të këtij edicioni të Kategorisë së Dytë.

(Video) Festa e KF Pogradeci pas shpalljes kampion në kategorinë e dytë, grupi B dhe kualifikimit në kategorinë e parë.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img