Friday, April 19, 2024

Moviola Vllaznia-Erzeni/ Arbitri dhe VAR gabojnë me të kuqin e Atandës

Lexo

Ndeshja e gjykuar nga Orlando Kuka pati momente të diskutueshme, ku kryesori është ai i ndëshkimit me karton të kuq të Atandës. Një episod që ndikoi shumë në këtë ndeshje dhe vendimi i arbitrave penalizon shijakasit.

36’ Është momenti që vendos ndeshje dhe që ngre shumë dyshime. Atanda ndal Grudën në hyrje të zonës dhe Kuka akordon faull për Vllazninë, pastaj ftohet nga VAR-i të shohë pamjet. Kryesori ndryshon mendje dhe ndryshon edhe ngjyrën e kartonit, duke e konsideruar si një heqje mundësie për gol ndërhyrjen e afrikanit.

Por Atanda nuk është lojtari i fundit, ka edhe një mbrojtës tjetër të Erzenit aty pranë, kështu që gjyqtari gabon në vendimin e tij. Gabimi është i dyfishtë në fakt, sepse vetëm pak sekonda më parë ka një goditje të Balaj ndaj Kacbufit, në limitet e një kartoni të kuq. Arbitri dhe VAR-i duhej të shikonin gjithë situatën dhe kartoni duhej të shkonte për Balajn dhe jo për Atandën.

67’ Pas një dyluftimi mes Kadriut dhe Smajlit, Erzeni kërkon penallti, por kontakti duket i lehtë. Para nisjes së aksionit ka një goditje të portierit Hasanbelli ndaj Balajt, që gjakoset dhe më pas merr ndihmën mjekësore.

Panorama Sport

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img