Tuesday, November 26, 2024

Muçi flet si lojtar i Beshiktashit: Ëndërr e bërë realitet

Lexo

Nga Polonia në Turqi, sulmuesi kuqezi prezantohet me skuadrën e re

Beshiktash, i cili vazhdon përpjekjet për të forcuar skuadrën në ditën e fundit të transferimeve, ka bërë të ditur se ka transferuar nga Legia e Varshavës lojtarin 22-vjeçar, Ernest Muçi. Sulmuesi i ri erdhi në Stamboll me avionin e nisur nga Polonia, së bashku me presidentin Hasan Arat dhe zv-presidentin Hüseyin Yücel rreth orës 15:00.

Në prezantimin e tij të parë me skuadrën e re, Muçi tha: “Mund të them se është një ëndërr e realizuar për mua të luaj në një klub kaq të madh. Mezi pres të takoj tifozët dhe ekipin. Të jesh pjesë e këtij klubi është shumë e rëndësishme për mua”.

Duke folur për procesin e transferimit, Muçi tha: “Ka qenë një transferim i shpejtë, padyshim. Pasi luajta ndeshjen, në mëngjes shkova në Varshavë për të ardhur këtu. Jam shumë i lumtur që ky transferim u realizua”.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img