Saturday, July 27, 2024

Nis me vonesë në “Air Albania” dueli, Tirana-Beshiktash. Shkak përplasja e tifozëve dhe fishekzjarret

Lexo

Ka nisur me vonese dueli ne mes Tiranes dhe Beshiktashit, takimi i kthimit per turin e dyte te Liges se Konferences. Shkak i nisjes me vonese te takimit eshte bere perplasja mes tifozeve perkatese ne tribunat e stadiumit “Air Albania”, sidomos te atyre turq me hedhjen e fishekzjarreve ne fushe. Nje gje e tille ka detyruar arbitrin kryesor te ndeshjes, anglezin Stuart Atuell t’i kerkoje skuadrave te largohen nga fusha e lojes deri ne pritje te normalizimit te situates.

Ashtu siç kishte paralajmeruar, tekniku bardheblu Orges Shehi eshte prezantuar me ndryshime ne emra dhe modul loje.  Kështu, në prapavijë shfaqen nga minuta e parë Lulaj dhe Haxhiu, teksa do të jetë Deliu nga minua e parë në fushë përkrah Lushkjes e Jonuzit dhe jo Hila. Në sulm, konfirmohet Kaina si titullar përkrah Hasanit, teksa Abazaj dhe Latifi e nisin nga stoli. Ne kampin bardheblu ka entuziazem dhe besim se do t’ia arrijne te permbysin rezultatin, kun je jave me heret jane mundur me rezultatin 3-1 ne Stamboll.

Formacionet

Tirana: Selmani,Haxhiu,Najdovski,Lulaj,Hoxhallari,Pergjoni,Deliu,Jonuzi,Lushkja,Hasani,Kaina Trajner:Orges Shehi

Besiktas:Gunok,Masuaku,Collei,Uisal,Rosier,Fernandes,Hadziametoviç,Uçan,Muleka,Abubakar,Bulut Trajner:Senjol Gynesh

Arbitra: Stuart Atuell, Kostantin Hatzidakis, Neil Dejvis, Xhon Bruks(Angli). Delegat:Miroslav Riszka(Poloni). Vezhgues:Markus Strombergson(Suedi)

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img