Monday, April 29, 2024

(Video) Volejboll Femra. Vllaznia me mungesa, mund Teutën në transfertë, 1 me 3. Kupa e Shqipërisë, java e dytë

Lexo

Teuta-Vllaznia  1-3

(25-19, 13-25, 30-32, 22-25)

Vllaznia: Sarah Beci(C), Xhesika Kaçi, Paola Gjyshja, Stela Agolli, Laura Ballçiti, Edna Erkoçi, Liridona Kodra, Elira Rukaj, Marjana Ndou.  Trajnere: Nora Deda

Gjyqtarë:Tedi Zguri, Enea Dusha

Kupa e Shqipërisë në Volejboll për femra ka luajtur sot ndeshjet e javës së dytë të Kupës së Shqipërisë. Ashtu si edhe në javën e kaluar trajnerja kuqeblu, Nora Deda nuk e ka pasur skuadrën e plotë.

Kështu, një mungesë e rëndësishme për Vllazninë vazhdon të jetë ajo e kapitenes Klodeta Zhivani, e cila për arsye shëndetësore edhe në përballjen e sotme ndaj Teutës në transfertë nuk ka qënë e mundur të kontribuojë për skuadrën kuqeblu.

Duke i shtuar edhe mungesën e Mandisa Kuçit, tashmë e konfirmuar për një largim të përhershëm jashtë vendit, numri i mungesave ka shkuar në dy. Megjithatë, për këtë javë, pozitive ka qënë rikthimi i Edna Erkoçit, e cila në sfidën e sotme luajti si titullare në formacionin e skuadrës së Vllaznisë.

Referuar ecurisë së takimit të sotëm, duhet thënë se ballafaqimi në pallatin e sportit “Ramazan Njala” të qytetit të Durrësit ka qënë tejet emocionues, dhe kjo për faktin, sepse krahas rivalitetit në setet e tjera, seti i tretë është mbyllur me pikët shtesë, 30 me 32 në favor të ekipit të Vllaznisë, i cili në përfundim të të gjithë ndeshjes ka dalë fitues i krejt takimit me rezultatin 1 me 3.

Në fakt, volejbollistet durrsake që luanin në shtëpinë e tyre e kanë filluar më mirë ndeshjen teksa kanë dalë fituese të setit të parë me rezultatin 25 me 19. Nuk vonon dhe volejbollistet shkodrane të drejtuara nga trajnerja Nora Deda dhe kolegu i saj Ardian Dodani, kundrapërgjigjen në setin e dytë duke e fituar atë me një dominim të plotë, me shifrat 13 me 25.

Barazim, 1 me 1, me një me sete, duke ia lënë radhën setit të tretë, i cili është edhe më i bukuri. Shumë rivalitet dhe emocione, jo vetem për të kampet kundërshtare të Teutës dhe Vllaznisë, por edhe për tifozërinë e pranishme, e cila në fund duartroket Vllazninë që del fituese me pikët shtesë, 30 me 32 duke kaluar në avantazh me sete, 1-2.

Fitimi i kësaj seti i jep më tepër moral Vllaznisë që të luftojë fort edhe në setin e katërt, që është edhe vendimtari i të gjithë ndeshjes. Duke e fituar këtë set me shifrat 22 me 25, Vllaznia e mbyll të gjithë ndeshjen me rezultatin e përgjithshëm, 1 me 3.

Me këtë fitore në transfertë me Teutën, Vllaznia jep sinjale shumë pozitive, që edhe pse me mungesa të rëndësishme, arrin të marrë fitore të rëndësishme, madje edhe në transfertë, duke kërkuar që të jetë mes më të mira në të dy kompeticionet, Kupë dhe Kampionat.

(Video) Pamje nga ndeshja, Teuta-Vllaznia, 1-3. Volejboll femra, Kupa e Shqipërisë. Pallati i sportit, “Ramazan Njala” i Durrësit.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img