Monday, April 29, 2024

Natë e veçantë për Nedim Bajramin. Shënon golin e dytë të sigurisë në fitoren ndaj Moldavisë, i pari për të si kuqezi!

Lexo

Mbrëmja e së shtunës së 17 qershorit 2024 ka qënë e veçantë për Nedim Bajramin. Me një gjuajtje nga jashtë zone, në të 76-tën minutë,  ka tundur rrjetën e portës së Moldavisë duke vulosur fitoren e merituar të Shqipërisë për eleminatoret e Euro 2024.

Por, ndërkohë, gëzimi për të ka qënë edhe më i madh, pasi ky ishte edhe goli i parë i tij me uniformën kuqezi. Ndaj, me të drejtë, gjatë prononcimit të dhënë pas ndeshjes për TV Klan, Bajrami shprehet i kënaqur.

“Jam shumë i lumtur që shënova golin e parë dhe e ndihmova skuadrën, por rëndësi kanë 3 pikët. I ndërruam rolet në fushë, kalova sulmues, gjeta hapësira dhe në fund doli mirë dhe në fund morëm 3 pikë. Ky gol ishte për të gjithë tifozët kuqezinj”, tha Bajrami.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img