Monday, April 29, 2024

Shënoi golin e parë në fitoren 2-0 ndaj Moldavisë, Jasir Asani e konsideron si golin më të rëndësishëm të karrieres së tij sportive!

Lexo

Trajneri Silvinjo i beson të luajë si titullar në formacion kundër Moldavisë, dhe shqiptari nga Tetova Jasir Asani ia shpërblen me një supergol të minutës së 51-të që kaloi në avantazh Shqipërinë 1-0. Në prononcimin e dhënë për TV Klan, menjëherë pas ndeshjes, Asani e konsideron si golin më të rëndësishëm të karrieres së tij sportive.

“Është hera e dytë që po vij me Kombëtaren, gjithë çunat kanë dhënë maksimumin, jam i lumtur për golin. Duhet të punojmë që të arrijmë objektivin. Duhet të fokusohemi për ndeshjen e radhës. Ky është goli më i rëndësishëm në karrierën time, do e mbaj mend gjithmonë, është një gol i veçante për mua.

Duhet të bëj akoma më shumë. Të ndihmoj ekipin me gola dhe asiste. Duhet të punoj shumë për të arritur objektivat. Kemi ndeshjen e radhës dhe kemi gjithçka në dorë për kualifikimin”.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img