Federata Shqiptare e Futbollit dhe Presidenti Armand Duka shprehin ngushëllimet e tyre më të sinqerta për ndarjen nga jeta të ish-arbitrit ndërkombëtar të FIFA-s, një ndër emrat më të mëdhenj të arbitrimit shqiptar Faik Bajrami, i cili shënoi emrin e tij me gërma të arta në historinë e futbollit shqiptar duke arbitruar në 21 shkurt 1971 në Roterdam, ndeshjen Holandë-Luksemburg.
“Bajrami ishte një person me integritet të lartë dhe një figurë sportive e respektuar, dhe mungesa e tij do të ndihet gjatë në familjen tonë të futbollit, duke parë kontributin e tij të vazhdueshëm në futbollin shqiptar.
Mendimet dhe lutjet tona janë me familjen, të afërmit dhe miqtë e shumtë të Faikut në këtë moment të vështirë që po kaloni”, thuhet ndër të tjera në mesazhin ngushëllues drejtuar familjes “Bajrami” si dhe familjes së madhe të futbollit” të përcjellë nga FHF si dhe kreu i saj, Arman Duka.