Wednesday, April 24, 2024

Taekwondo-Vllaznia kampione në për fëmijë, Menida Meta shpallet sportistja më e mirë teknike e aktivitetit

Lexo

Taekwondistët shkodranë vazhdojnë të korrin suksese në garat kombëtare. Aktiviteti i fundit ishte  Kampionati Kombëtar për fëmijë i zhvilluar në pallatin e sportit “Farie Hoti” të Tiranës. Të drejtuar nga trajneri Elion Puka, Vllaznia mori pjesë me 41 sportistë ku 26 nga këto arritën të ngjiteshin në podium duke fituar medalje,7 vende të para, 5 të 2-ta dhe 14 të 3-ta.

Në klasifikimin ekipor, Vllaznia u shpallë kampione, ndërkohë që nga radhët e taekwondistëve shkodranë ka qënë talentja Menida Meta që është shpallur sportistja më e mirë teknike e aktivitetit.

Për kategorinë e moshës 10-11 vjeç, Alessandro Hoti pesha 48 kg vend i 2-të dhe Edvin Brijashi u renditën në vendin e dytë, ndërsa Ergi Muçubegu, David Mitku dhe Suen Marku u renditën në vendet e treta. Po në kategori të fëmijëve 10-11 vjeçarë konkuroi edhe Menida Meta, e cila u shpall kampione në peshën 29 kg duke u cilësuar edhe si sportistja më e mirë teknike për femije e krejt aktivitetit. Me shumë emocione dhe rivalitet janë përcjellë edhe ndeshjet e kategorisë së fëmijëve të moshës nga mosha 8-9 dhe 6-7 vjeç.  Omer Bilani, Jozef Krypci, Brion Lekaj, Bertan Celiku, Reina Spartari, Anja Dreni u shpallën kampion në peshat e tyre. Ndërkohë që me vende të dyta u nderuan Alban Quka, Franko Suka, Amla Demushi, Enia Okaj.

Po për kategorinë e moshës 8-9 dhe 6-7 vjeç, taekëondistët e Vllaznisë merituan disa vende të treta me protagonistë, Enriko Aramalli,  Alim Maho, Albion Murrizi,  Drini Shehu, Ajla Bushati,  Anasuz Bushati,  Armona Qerimaj, Polat Rreshketa, Ores Sula, Omer Puka.

Në rezultatet e arritura, krahas kryetrajnerit Elion Puka, meritë kanë edhe pjesëtarët e tjerë të stafit teknik, Neriman Puka, Nejla Uruçi, Irsa Osmanagiq, Ajla Maho dhe Amina Batuni.

Pjesë e Kampionatit Kombëtar të Taekwondosë për fëmijë ishin edhe 3 arbitrat shkodranë, Vlerar Bekteshi në cilësinë e krye-gjyqtarit si dhe Gramoz Hasa dhe Greta Çinarja, të cilët në fund u vlerësuan me diplomë për cilësinë e gjykimit të tyre.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img