Friday, May 17, 2024

Ndarja nga jeta e futbollistit, Rafael Duamena. Partizani ka qënë i interesuar për ganezin, por kur ka mësuar për kartelen mjekësore të tij ka hequr dorë

Lexo

I ndjeri Rafael Duamaena ka qenë në radarin e Partizanit përpara se ganezi të nënshkruante për Egnatian. Por të kuqtë hoqën dorë nga sulmuesi nisur nga kartela mjekësore dhe e shkuara problematike. Këtë gjë e sqaroi drejtori i përgjithshëm i Partizanit Olsi Rama, në një intervistë ekskluzive dhënë për “Panorama sport” në fund të shtatorit të këtij viti.

Rama tregon edhe bisedën direkte që ka pasur me sulmuesin, i cili sot fatkeqësisht humbi jetën piëkrisht në ndeshjen ndaj Partizanit.

Ja çfarë thoshte drejtori i Partizanit Olsi Rama për rastin Rafael Duamena më 29 shtator 2023:

Duamena para dy vitesh ka qenë shumë pranë Partizanit. Ndieni keqardhje që nuk e keni në skuadër?

Me Duamenën kam pasur një komunikim personal dhe më ka bërë përshtypje korrektesa dhe dëshira e tij për futbollin, për arsye se vinte nga realitet tjetër dhe pranonte të vinte në Shqipëri. Kjo tregonte se jeta e tij ishte futbolli. Në atë kohë jam interesuar shumë për pjesën shëndetësore të tij, për problemin që ka zemër dhe defribilatorin. Sigurisht, nëse do të vinte te Partizani, do ta bënte pasi të kishte kaluar të gjitha testet mjekësore më rigoroze, sepse jeta e një lojtari ka prioritet mbi gjithçka që mund të fitojë një klub. Nuk e di situatën e tij shëndetësore tani. Kam dëgjuar se e ka hequr defribilatorin. Nëse është e vërtetë dhe më thonë që ta marr tani, nuk e bëj, sepse gjëja e parë që do t’i them është: ‘Shëndeti është mbi të gjitha, jeta është e para dhe nuk sakrifikohet për asgjë’.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img