Sfidën e sotme, Egnatia-Vllaznia, ballafaqimi i dytë i gjysëmfinales së Kupes së Shqipërisë, do ta gjykojë si arbitër kryesor, elbasanasi, Enea Jorgji.
Ndërkombëtari gjykoi Vllazninë edhe te shtunën e kaluar në ndeshjen e transfertës me Kastriotin, takim ky i vlefshëm për javën e 32-të të Superiores i mbyllur në barazim 2-2.
Në ndeshjen e sotme, Egnatia-Vllaznia, Jorgji do të ketë si ndihmës, anësorët, Rejdo Avdo dhe Enea Gjoni dhe gjyqtar i katët, Laver Alla.
Në sistemin VAR është Olsion Yzeiaraj dhe AVAR Emanuela Rusta.
Delegat i FSHF-se është Alban Tafaj(Tiranë) dhe vëzhgues, Servet Bogdan(Durrës)
Arbiter kryesor:Enea Jorgji(Elbasan)
Asistent 1:Rejdi Avdo(Tirane)
Asistent 2:Enea Gjoni(Elbasan)
Arbiter i 4:Laver Alla(Lushnje)
Var:Olsion Yzeiraj(Patos)
Avar:Emanuela Rusta(Elbasan)
Delegat:Alban Tafaj(Tirane)
Vezhgues:Servet Bogdani(Durres)
Fatos LAMAJ