Saturday, May 4, 2024

Ndërkombëtari Enea Jorgji , gjykon sot supersfidën, Egnatia-Vllaznia. Në VAR, bashkëqytetarja e tij elbasanase, Emanuela Rusta. Gjysëmfinalja e parë e Kupës së Shqipërisë

Lexo

Federata Shqiptare e Futbollit ka zgjedhur Enea Jorgjin, një nga arbitrat mët të mirë të fubollit shqiptar, për të vënë drejtësi në një ndeshje, si Egnatia-Vllaznia, që konsiderohet dhe e tillë është më e spikatura për momentin e futbollit shqiptar.

Themi kështu, pasi sot në stadiumin e Rrogozhonës sot ndeshen skuadra kryesuese e Superiores, Egnatia vendade, e cila është edhe fituese e këtij trofeu në fuqi duke pasur përballë Vllazninë që e ndjek nga pas në vendin e dytë, me plot ambicje këtë sezon për të fituar dy trofetë.

Ndihmëse të ndërkombëtarit elbasanas Enea Jorgji në këtë ndeshje do të jenë Denis Rexha, Rejdi Avdo nga Tirana, dhe i katërt Silvio Dyrmishi(Elbasan).

Në VAR, Jorgjin do ta vëzhgojë dhe orientojë bashkëqytetarja e tij, Emanuela Rusta, edhe kjo e kategorisë ndërkombëtare., që do tgë ketë pranë asistencen e Florian Latës në AVAR.

Delegati dhe Vëzhguesi I FSHF-së, janë nga Tirana, përkatësisht, Marjus Sulejmani dhe Ilirjan Kristo.

Enea Jorgji(Elbasan), Denis Rexha, Rejdi Avdo(Tiranë), Silvio Dyrmishi(Elbasan)

Var:Emanuela Rusta(Elbasan) Avar:Florjan Lata(Durrës) Delegat:Marjus Sulejmani(Tiranë) Vëzhgues:Ilirjan Kristo(Tiranë).

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img