Thursday, November 21, 2024

Në Kroaci analizojnë ndeshjen ndaj kuqezinjve: Shqiptarët na dhanë një mësim, si të vdesim për kombëtaren

Lexo

Ish-lojtari dhe trajneri kroat Robert Spehar ka analizuar ndeshjen mes Kroacisë dhe Shqipërisë për “Jutarnji list”:

“Keq, keq, keq, kjo është përshtypja ime e përgjithshme për lojën e kombëtares pas dy ndeshjeve të luajtura në Euro. Kundër spanjollëve, nuk luajtëm pothuajse asgjë në pjesën e dytë. Në të parën kundër Shqipërisë nuk ishim askund dhe Dominik Livakoviç duhej të shpëtonte portën. Nëse ai nuk do të ishte në lartësinë e detyrës dhe shqiptarët do të kishin kaluar në avantazh 2-0 nga ai rast i madh në pjesën e parë, kushedi si do të kishte përfunduar.

Sinqerisht, shqiptarët na dhanë një mësim se si të vdesim për kombëtaren. Është e qartë se në këtë Euro ne nuk jemi aq realë sa kemi qenë. Megjithatë, më duhet të theksoj se nuk duhet të pështyjmë sepse po flasim për lojtarët dhe ekipin, i cili na ka sjellë shumë gjëra të mira në vitet e fundit në garat e mëdha. Fatkeqësisht, e njëjta gjë vlen edhe për liderin e skuadrës sonë, Luka Modric, i cili nuk është ai që ka qenë”, ka thënë mes të tjerash Robert Spehar.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img