Wednesday, April 24, 2024

Nesër, java e 25-të K. Kombëtar të Kategorisë së Parë-Kalendari i ndeshjeve

Lexo

Kategoria e Parë rikthehet në fushën e lojës, kjo pas një pauze prej më shumë se sa dhjetë ditësh për shkak të ndeshjeve të kombëtares A dhe asaj U-21, ndërsa të shtunën dhe të dielën do të luhen ndeshjet e javës së 25-të. Bylisi, që të shtunën në “Adush Muça” të Ballshit do të presë Shkumbinin, ka shansin e shkëputjes në renditje nga ndjekësit më i afërt. Bëhet fjalë për Erzenin e Nevil Dedes, që luan një transfertë të vështirë në Burrel.

Ndërkohë Korabi ka shansin e forcimit të vendit të tretë, sepse pret Lushnjën, kurse Apolonia udhëton drejt Cërrikut. E po kështu Tomori në një transfertë të vështirë në Sarandë. Ndeshje për të lënë nga pas fundin e ftohtë të renditjes mund të konsiderohen Besëlidhja – Maliqi, apo Pogradeci – Vora.

E javën e 25-të e mbyll të dielën dueli Besa – Tërbuni, dy skuadra që kërkojnë të jenë në gjashtë vendet e para në renditje me shpresën që nëpërmjet Play-off të mund të ngjiten në Superiore.

Kalendari i ndeshjeve të Javës së 25-të KATEGORIA E PARË

2 PRILL 2022

Turbina – Apolonia                         ora 15:00

Besëlidhja – Maliqi                          ora 15:00

Butrinti – Tomori                             ora 15:00

Korabi – Lushnja                              ora 15:00

Pogradeci – Vora                             ora 15:00

Burreli – Erzeni                                ora 15:00

Bylis – Shkumbini                            ora 15:00

3 PRILL 2022

Besa – Tërbuni                                 ora 15:00

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img