Nesër, seanca e parë stërvitore e italo-argjentinasit Matias Tatanelo me KF Shiroka. Të dielën, debutimi në përballjen ndaj Gramshit në “Reshit Rusi”

Humbja e derbit shkodran përballë Vllaznisë B me rezultatin 4 me 2, dhe për më tepër vendi i fundit në tabelën e klasifikimit me vetëm 3 pikë në 5 ndeshje detyroi presidencen e Klubit të Futbollit Shiroka të bëjë ndërhyrjet e duhura duke ndërprerë bashkëpunimin me stafin e mëparshën teknik.

E ndërsa falenderonte  dy spanjollët, trajnerin e parë Pablo Rios Freire, ndihmësin e tij Jaime Ramia Peña si dhe drejtorin sportiv Ardit Mani për punën e bërë me skuadrën, presidenti Ergi Axhani nuk ka humbur kohë duke gjetur teknikun e ri që do të vijojë punën në krye të Shirokës.

Dhe, për këtë, telefonata e parë ka qënë me italo-argjentinasin Matias Tatanelo, një trajner me të cilin Shiroka ka bashkëpunuar edhe më parë duke arritur rezultate pozitive, përpara se ai të transferohej në ekipet e kategorisë së parë të futbollit shqiptar.

Nga sa bëhet e ditur, marrëveshja mes presidentit Axhani dhe trajnerit Tatangelo është arritur dhe italo-argjentinasi mbërrin mbrëmjen e së mërkurës në Shkodër, ndërkohë që të enjten do të drejtojë seancën e parë stërvitore me skuadrën në përgatitje për ndeshjen e radhës, e cila do të jetë përballë Gramshit, sfidë e cila do të luhet pasditen e së dielës në stadiumin  “Reshit Rusi” të Shkodrës në kuadrin e javës së gjashtë të Kampionatit Kombëtar të Kategorisë së Dytë, grupi A.

Nga sa bëhet e ditur, Tatangelo do të vijoj punën në krye të Shirokës duke pasur në krah trajnerin e portjerëve Bujar Celufaj dhe përgatitësin atletik Ervin Buca. Për sfidën me Gramshin, Shirokës do t’i mungojnë shërbimet e dy futbollistëve cilësorë të formacionit të parë.

Ato janë, kapiteni Erjon Vucaj, i cili në minutën e 30-të të ndeshjes së fundit, si pasojë e një ndërhyrjeje të rëndë nga mbrojtësi i Vllaznisë B u dëmtua në kokë dhe u transportua në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore duke iu nënshtruar pesë qepjenë kokë, ndërkohë që sulmuesi shtatlartë Jurgen Gjini, me marrjen e dy kartonëve të verdhë në sfidën me kuqeblutë e B-së, u ndëshkua me karton të kuq duke u penalizuar për ndeshjen e radhës, atë të së dielës përballë Gramshit në shtëpi.

Gjithësesi, edhe pse me këto dy mungesa të rëndësishme në kampin shirokas ka optimizëm për rikthimin tek rezultatet pozitive, që më një tre pikësh ndaj Gramshit, jo vetëm që rikuperohet pozita në tabelë, por rritet edhe besimi në aspektin moralo-prikologjik.

 

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Reklamë -spot_img

Video

Lexo edhe