UEFA Regions’ Cup/ Shqipëria luan nesër ndeshjen e parë ndaj Sllovakisë në “Shtëpinë e Futbollit”

Kombëtarja shqiptare e futbollit amator do të luajë nesër ndeshjen e parë në raundin e ndërmjetëm të UEFA Regions’ Cup 2026-2027, ku do të përballet me Sllovakinë në orën 14:00, në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Ardian Haçi është përgatitur rregullisht për këtë sfidë, me stafin teknik që ka zhvilluar seancat stërvitore në kuadër të përgatitjeve për ndeshjet e këtij grupi.

Shqipëria bën pjesë në Grupin 6, së bashku me Sllovakinë, Italinë dhe Irlandën e Veriut. Të gjitha ndeshjet e grupit do të zhvillohen në Shqipëri, nën organizimin e Federatës Shqiptare të Futbollit.

Pas sfidës së parë, kuqezinjtë do të përballen më 1 nëntor me Italinë, në orën 14:00, ndërsa më 4 nëntor do të luajnë kundër Irlandës së Veriut Lindore, në orën 13:30. Të dyja ndeshjet do të zhvillohen në “Egnatia Arena”.

Në rast se Kombëtarja do të renditet në vendin e parë të grupit, do të sigurojë për herë të parë në histroi kualifikimin në finalet e kampionatit Europan të UEFA Regions’ Cup.

Ndeshjet e Shqipërisë do të transmetohen live në FSHF TV.

Kalendari i ndeshjeve, UEFA Regions’ Cup
Intermediate round – Group 6

NI Eastern – Piemonte Valle d’Aosta
29 tetor, 12:00, Stadiumi Luz i Vogël
West Slovakia – Albania
29 tetor, 14:00, Shtëpia e Futbollit

West Slovakia – NI Eastern
1 nëntor, 12:00, Stadiumi Luz i Vogël
Piemonte Valle d’Aosta – Albania
1 nëntor, 14:00, Egnatia Arena

Piemonte Valle d’Aosta – West Slovakia
4 nëntor, 13:30, Stadiumi Luz i Vogël
Albania – NI Eastern
4 nëntor, 13:30, Egnatia Arena

 

 

 

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Reklamë -spot_img

Video

Lexo edhe