Saturday, April 20, 2024

Nevil Dede merr zyrtarisht timonin e Tiranës, mesazh emocional për miqtë e tij

Lexo

Pas shkarkimit të trajnerit Emanuel Egbo, presidenca bardheblu ka marrë menjëherë vendimin për emërimin e Nevil Dedes në detyrën e trajnerit të Tiranës.

“Nevil Dede është trajneri i ri i KF Tirana. Klubi i Futbollit Tirana emëron në krye të pankinës bardheblu ish kapitenin legjendar Nevil Dede. I shpallur 8 herë kampion i Superligës Shqiptare, 5 herë fitues i Kupës së Republikës dhe 6 herë fitues i Superkupës, Dede ka shkruar një pjesë të historisë së bardhebluve. Nevil Dede ka qenë edhe më parë në krye të Tiranës në rolin e trajnerit dhe është njohës i mirë i kampit. Ai do të marrë nën drejtim skuadrën në seancën stërvitore të rradhës. #miresevjenNevilDede”, citohet në deklaratën për shtyp që KF Tirana shpërndau për mediat.

Ndërkohë, pasi ka konsumuar seancen stervitore të pasdites së sotme, në orët mbrëmjes, tekniku Nevil Deda ka parapëlqyer të ndajë me miqtë e tij të FB dhe më gjërë emocionet e marrjes së kësaj detyre.

“Miqte e mi.

Erdhi momenti te rikthehem serish ne familjen time bardheblu. Vleresova ne kohen e duhur ftesen e presidentit Halili per te marre kete pergjegjesi te madhe per Tiranen drejt mbrojtjes se titullit kampion.

Ne shenje respekti dhe mirenjohje te thelle nje falenderim shkon per Presidentin Armand Duka qe me dha mundesine, me ofroi hapesiren e bashkepunimit dhe angazhimit, rritjes sime profesionale gjate kohes se drejtimit te ekipit kombetar U-19.

Po keshtu do te desha te falenderoj stafin tim te bashkepunetoreve ne ekipin kombetar gjate ketyre viteve si dhe dua tu jap sa me shume kurajo e stimul djemve per rritjen e tyre profesionale.

Kthehem te Tirona per te gjithe dashamiresit, por edhe per skeptiket. Duke qene koshient se perpara na pret nje pune shume e madhe, por me ADN- ne qe karakterizon familjen tone te futbollit bardheblu kam bindje e besim absolut qe Tirana do te vazhdoje te jete lidership ne sukseset e futbollit shqiptar.

Ju faleminderit

Me konsiderate

Nevil Dede”

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img