Kombëtarja kuqezi e boksit shqiptar U-18, e cila ka mbërrritur që mbrëmë në qytetin malazez, Budva, aty ku të shtunën starton Kampionati Europian i boksit për këtë grupmoshe, ka mësuar kundërshtarët që boksierët tanë do të kenë përballë në ballafaqimet e para. Sipas informacionit të marrë nga trajnerët e përfaqësueses kuqezi, Lazarin Vila dhe Enton Kikrri, ndeshjet e para të boksierëve shqiptarë do të jenë me datë 15 nëntor në orën 14.00. Startin për kombëtaren kuqezi do ta ketë Orgito Llaha i peshës deri në 60 kg, i cili do ketë përballë boksierin nga Mali i Zi, Luka Gaçeviç. Më pas, për ngjyrat e kombëtares shqiptare në ring do të jetë, Santiago Selimaj konkurues në peshen deri në 75 kg, duke pasur përballë boksierin nga Maqedonia e Veriut, Ajhan Ozmen. Po në këtë ditë nga delegacioni shqiptar do të ngjitet në ring boksieri i peshës deri në 81 kg, Arlind Cera që do ketë përballë boksierin nga Rumania, Lura Cureleac. Sipas planifikimit të organizatorëve të aktivitetit, ndeshjet e mësipërme fillojnë në orën 14.00, ndërkohë që pjesa tjetër e ndeshjeve të kësaj dite do të jetë në orën 18.00. Në këtë hark kohor, për Shqipërinë do të boksojnë Besjor Gjetaj i peshës deri në 69 kg duke patur përballë boksierin nga Serbia, Strahinja Kartabegoviç, për të vijuar me boksierët e tjerë, Kristjan Koqo, Ergys Toci dhe Arbi Haxhiu, të cilët do të përballen me kundërshtarët e peshave të tyre nga Moldavia, Lituania dhe Armenia.
Lexo
Kupa e Shqipërisë mbyllë turin e dytë. Zyrtarizohen 4 çiftet çerekfinaliste, dhe datat kur do të luhen ndeshjet
Janë mbyllur 8 ndeshjet e kthimit të fazës së 1/16-ave të Kupës së Shqipërisë, ku u përcaktuan edhe 8...
U eleminua nga Kupa, drejtori sportiv i shijakasve, Ervis Xhafa, premton një Erzen potent në kampionat!
Erzeni, humbi derbin durrsak duke u mundur në përballjen e sotme 1-0 nga Teuta. Humbje kjo e eleminon nga...
Teuta-Erzeni 1-0. Martini: E merituam kualifikimin, kërkojmë Europën!
Durrsakët gjenden në një pozitë të vështirë në fundin e tabelës së klasifikimit të kategorisë Superiore, por me fitoren...
Të fundit
Kupa e Shqipërisë mbyllë turin e dytë. Zyrtarizohen 4 çiftet çerekfinaliste, dhe datat kur do të luhen ndeshjet
Janë mbyllur 8 ndeshjet e kthimit të fazës së 1/16-ave të Kupës së Shqipërisë, ku u përcaktuan edhe 8...
Futboll
U eleminua nga Kupa, drejtori sportiv i shijakasve, Ervis Xhafa, premton një Erzen potent në kampionat!
VeriuSport - 0
Erzeni, humbi derbin durrsak duke u mundur në përballjen e sotme 1-0 nga Teuta. Humbje kjo e eleminon nga vazhdimësia e konkurimit në Kupën...
Futboll
Teuta-Erzeni 1-0. Martini: E merituam kualifikimin, kërkojmë Europën!
VeriuSport - 0
Durrsakët gjenden në një pozitë të vështirë në fundin e tabelës së klasifikimit të kategorisë Superiore, por me fitoren e sotme ndaj Erzenit kualifikohet...
Futboll
Gruda në fushë dhe Martini në pankinë, dy shkodranë kualifikojnë Teutën në çerekfinale
VeriuSport - 0
Teuta-Erzeni 1-0(Shënues: Gruda 83’)Teuta ia del të kualifikohet në çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë. Një gjë të tillë e ka realizuar duke eleminuar Erzenin...