Sunday, May 19, 2024

Superiore, sot ndeshjet e javës së 35-të. E gjithë vemendja në “Air Albania” në klasiken Tirana-Vllaznia

Lexo

Abisnet Superiore do të luajë ditën e sotme ndeshjet e javës së 35-të të kampionatit. Takime mjaftë interesante dhe shumë delikate janë në program. Një “luftë” e fortë sportive do të bëhet mes ekipeve që kërkojnë “Final-Four” dhe të shmangin “Play-Out”.

E gjithë vemendja është e përqëndruar në stadiumin “Air Albania”, aty do të luhet klasikja e Shqipërisë mes Tiranës dhe Vllaznisë. Me bardheblutë që kërkojnë një vend të katërshen më të mirë dhe kuqeblutë që luftojnë për dy vendet e para të renditjes.

Sfida në fjalë nis në orën 16:00, ashtu si edhe 4 të tjerat që do të luhen në të njëjtën orë. Kështu Dinama do të presë Egnatian. 3 pikë të rëndësishme për “Blutë” për të qenë në top-4,ndërsa për rrogozhinasit për të “blinduar” vendin e parë në klasifikim.

Një sfidë delikate do të luhet mes Erzenit dhe Teutës. Shijakasit kanë rënë në Kategorinë e Parë,teksa fitorja do t’i bënte shumë punë durrsakëve që kërkojnë të shmangin “Play-Out”-in.

Ndërkohë në “Kukës Arena” skuadra e Partizanit do të kërkojë triumfin ndaj vendasve për të shpresuar te vendi i dytë në klasifikim. Sfida e fundit do të jetë përballja mes Skënderbeut dhe Laçit në Korçë. Kurbiansit tentojnë të shmangin “Play-Out’,ndërsa korçarët duan 3 pkët për “Final-Four”.

Ndeshjet e javës së 35-të

Tirana-Vllaznia(16:00)

Dinamo-Egnatia(16:00)

Kukësi-Partizani(16:00)

Skënderbeu-Laçi(16:00)

Erzeni-Teuta(16:00)

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img