Wednesday, May 1, 2024

Nga Southgate te Ferguson, deri te Princi William: Anglia i thotë lamtumirë Bobby Charlton

Lexo

Bota e futbollit dhe institucionet në rreshtin e parë për lamtumirën e fundit ish-yllit të kombëtares angleze

Nga Southgate te Ferguson, deri te Princi William, së bashku me shumë lojtarë aktualë dhe të kaluar të Manchester United, për t’i dhënë lamtumirën e fundit Sir Bobby Charlton në Katedralen e Mançesterit. Kortezhi funeral kaloi në Old Trafford gjatë rrugës për në katedrale, tifozët bënë homazhe gjatë rrugës për kampionin e madh që ndërroi jetë më 23 tetor.

Shërbesa brenda katedrales u mbajt privatisht. Charlton ishte një nga kampionët evropianë të Anglisë në vitin 1966 dhe fitoi Kupën e Kampionëve me United në vitin 1968 pasi i mbijetoi tragjedisë së Mynihut, ku 23 persona humbën jetën në një aksident ajror, mes të cilëve 8 lojtarë të Djajve të Kuq.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img