Saturday, July 27, 2024

Nis ndeshja, Moldavi-Shqipëri. Nuk ka ndryshime në radhët e kuqezinjëve. Tekniku Silvinjo, luan me formacionin fitues

Lexo

Shqipëria luan sot në Kishinau të Moldavisë ndeshjen e parafundit të grupit të saj kualifikues të Euro 2024. Një ndeshje që mund të jetë vendimtare për sigurimin e biletës në turneun e vitit të ardhshëm.

Ndeshja ka një rëndësi shumë të veçantë, pasi përtej kualifikimit, Shqipëria do fitoren edhe për të blinduar vendin e parë në grup, që do ia bënte thuajse të sigurt praninë në vazon e dytë të shorti të Europianit.

Tekniku brazilian Silvinjo nuk ka bërë ndryshime në krahasim me ndeshjet e kaluara, duke preferuar të njëjtin rreshtim që i ka siguruar deri më tani suksesin, teksa rreshton në repartin e avancuar treshen Sefer-Cikalleshi_Asani.

FORMACIONET ZYRTARE

MOLDAVIA: Railean, Revenko, Kraçiun, Baboglo. Posmaç, Reabçiuk, Motpan, Rata, Kaimakov, Postolaki, Nikolaesku.
Trajner: Sergei Kleshçenko

SHQIPËRIA: Berisha, Hysaj, Ismajli, Gjimshiti, Mitaj, Ramadani, Asllani, bajrami, Asani, Seferi, Cikalleshi.
Trajner: Silvinjo

 

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img