Sunday, May 19, 2024

Boks Profesionist-Nesër në Tiranë, Turneu Ndërkombëtar, i pari i këtij lloji me këto përmasa. Në ring edhe kampionët shkodranë, Kajoshi dhe Hysa

Lexo

Tirana do të presë nesër një prej eventeve më të mëdha të boksit të realizuara ndonjëherë në Shqipëri, aktivitet i organizuar nga “BS Boxing”.

Në ring do të ngjiten boksierët më të mirë shqiptarë, kampionë të vërtetë, të cilët pasi kanë shënuar tituj dhe triumfe të shumta në boksin olimpik, tashmë vijojnë sukseset në dorezat profesionsite.

Në sallën “Feti Borova” në kryeqytet, duke nisur nga ora 17:00, në ring do të ngjitet elita e boksit shqiptar.

Një mbrëmje e madhe në të cilën do luftohet për 3 tituj “ËBC”, teksa Alban Bërmeta do të ndeshet me boshnjakun Sladan Janjanin, Denis Nurja do të matë forcat me kolumbianin Placido Ramirez, ndërsa gjithçka do të kulmojë me duelin e peshave të rënda ndërmjet Nelson Hysës dhe bjellorusit Viktar Chvarkou.

Kampion absolut për rreth një dekadë në gjysmë në Shqipëri, Hysa po bën një karrierë të shkëlqyer tashmë si profesionit, duke ngjitur shumë shkallë.

Shkodrani i pamposhtur, regjistron 11 fitore në po kaq duele të zhvilluara, 9 nga të cilat me KO, ndërsa tashmë është në kërkim të triumfit të 12-të.

Në ring gjithashtu do të ngjitet edhe boksierë të tjerë të talentuar kuqezi, si Arjon Kajoshi, Mikel Çullhaj, Amar Koçi, Klajdi Tema, etj, me sfidat që premtojnë spektakël.

Ndërkohë ditën e sotme është zhvilluar edhe peshimi tradicional i boksierëve, ndërsa tashmë gjithçka duket gati për një prej eventeve më të rëndësishëm që kanë ardhur ndonjëherë në Shqipëri.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img