Monday, April 29, 2024

NK Igman Konjic – KF Vllaznia, sot, ora 18:00, miqësorja e tretë dhe e fundit e kuqebluve në Bosnje-Hercegovinë

Lexo

Ditët përgatitore të Vllaznisë në tokën boshnjake mbyllen sot me ndeshjen miqësore që kuqeblutë do të luajnë ndaj skuadrës së kategorisë Superiore, NK Igman Konjic. Kjo është miqësotja e tretë që skuadra shkodrane zhvillon në kampingun e Medjugorjes ku qëndroi për dy javë, dhe sipas programit të hartuar më parë, skuadra do të kthehet nesër në Shkodër.

Pas dy testeve të para, fotore e thellë 4 me 0 ndajskuadrës së kategorisë së dytë Medjugorje dhe barazim 1 me 1 me HSK Posusje të Supergigës, përballja e sotme ndaj Igman Konjic konsiderohet si prova gjenerale që tekniku Migen Memelli do të ketë me formacionin që pritet të hedhë në fushë për ndeshjen zyrtare të Conferencë Lreague që do ta luajë me 13 korriku në transfertë ndaj veriirlandezëve të Linfield.

Sipas njoftimit zyrtar të KF Vllaznia, miqësorja e sotme do të nisë në orën 18:00, ku përpos një interesimi shumë të madh të tifozërisë shkodrane për ta parë skuadrën e tyre në ndonjë transmetim televiziv, mësohet se stafi teknik ka vendosur që për arsye strategjike nuk do të ketë një gjë të tillë duke dashur që të evitojë në maksimum vëzhgimin nga ana e kundërshtarit të Conferencë League të lojës së kuqebluve.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img