Monday, April 29, 2024

Pogradecarët nuk e lëshojnë Samuel Nikajn! Shkodrani vijon bashkëpunimin në krye të skuadrës për sezonin e ri, me objektivin e vetëm, kategorinë e parë

Lexo

Kryetari i Bashkise njekohesisht president i ekipit Ilir Xhakolli i ka besuar edhe per nje sezon stafit te Pogradecit me ne krye Samuel Nikaj dhe ndihmesave te tij Kopi Çerepi dhe Altin Lipo.

Samuel Nikaj tranjeri shkodran beri qe nje qytet i tere te dashurohej pas tij dhe pikerisht grinta dhe puna e perulur e tij u shperblye me besimin edhe per nje sezon tjeter ne krye te Pogradecit. Gjate sezonit te kaluar pogradecaret rivalizuan Elbasanin i cili pas ndaleses se Pogradecit perballe Delvines ne Gjirokaster mori arratine. Pogradeci arriti te ruante me fanatizem vendin e dyte dhe ne ndeshjet “Play Off” por u ndal perball Burrelit ne fushen e ketij te fundit ku matjanet kishin 22 ndeshje qe nuk humbisnin ne fushen e vet.

Ne nje interviste ekskuzive per “Veriu Sport”, tranjeri shkodran Samuel Nikaj zberthen sezonin e ri ku pergatitjet do te nisin ne mesin e muajit korrik.

Nikaj serish rikonfirmoheni ne krye te Pogradecit pas nje sezoni te mire. Sa i kenaqur jeni me besimin e drejtuesve ndaj jush dhe cfar mendon se ka ndikuar ne zgjatjen e ketij bashkepunimi?

Sezoni qe kaloj ishte sezon zhgenjyes pasi nuk arritem objektivin pavarsisht se gjate sezonit beme paraqitje te mira dhe futboll atraktiv por nuk mjaftoj dhe perfunduam ne vendin e dyte. Pastaj tre ndeshje “play off” realisht ishin shume, pasi pervec qendrueshmeris fizike duhet dhe qendrueshmeri psikologjike e tek kjo e fundit ne ndeshjen finale kunder Burrelit nuk ishim ne nivelin e duhur prandaj erdhi ajo humbje qe na zhgenjeu pa fund. Por, ky eshte futbolli, beme nje sezon me 25 ndeshje, humbem vetem nje, pikerisht te fundit dhe nuk arrin objektivin. Rikonfirmimi im eshte vleresim per punen dhe perkushtimin tim gjate sezonit te kaluar dhe une do mundohem ta justifikoj kete vit.

Jemi ne sezonin e veres ku dhe merkato eshte ne prag, Cfar prisni gjate kesaj merkato? Apo Pogradeci ka ndonje strategji tjeter kete sezon?

Merkatoja jone fillon mbasi te kryhet ajo e kategorise se pare. Ne jemi ne pritje per te pare ndonje lojtar kualitativ qe mbetet gjate kesaj kohe njekohesisht po tentojme te mbajme disa nga lojtaret qe mbajten peshen kryesore vjet dhe ndonje element te ri nga qarku i Korçes.

Sezonin e kaluar u ndalet ne ndeshjen finale te “Play Off” perball Burrelit, a mendoni se sezoni i ri do te jete si ai i kaluari per Pogradecin dhe sa mund t’ia dal per ngjitjen ne Kategorine Superiore?

Ne dhe kete sezon do hyjme me pretendimin per tu ngjitur, kjo ska diskutim. Do mundohemi te nxjerrim mesime nga ato pak gabime qe beme vjet.

Cili mendoni se do te jete rivali juaj kete sezon pasi kujtojme qe kan ardhur dhe skuadra nga Kategoria e Pare si Turbina dhe Oriku?

Rivaliteti do jete midis gjashte skuadrave ashtu si dhe vjet. Une di qe ne jemi njera nga keto skuadra qe do i shkojme deri ne fund, dhe kete here ishalla kemi dhe pak fat e ja dalim te shkojme aty ku i takon ekipit tone.

Fatos LAMAJ

 

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img