Wednesday, April 24, 2024

Not-Vllaznia 33 medalje individuale dhe 28 në stafeta. Trajneri Kolë Shiroka po rrit një brez të ri të talentuar kampionësh shkodranë

Lexo

Në Shkodër po rritet një brez i talentuar notarësh. Merita e padiskutueshmë për një gjë të tillë i takon kryetrajnerit, Kolë Shiroka, që ashtu siç ka qenë edhe vetë ai në rininë e tij kampion me Vllazninë, po punon me shumë passion me brezin e ri të notarëve shkodranë duke bërë që ato të jenë lidër të notit shqiptar.

Suksesi më i fundit është Kampionati Kombëtar i Fëmijëve i zhvilluar në Tiranë pranë kompleksit sportive, Stela Resort, ku ekipi i Vllaznisë u paraqit me 12 sportistë përkrah 7 ekipeve pjesëmarrëse duke qënë garues mbi 100 sportistë. Përgatitja shumë e mire në proçesin stervitor nën drejtimin e trajnerit Kolë Shiroka dhe bashkëpunëtorëve të tij, Bert Vata dhe Meri Shiroka, bëri që notarët shkodranë të fitonin në këtë kampionat plot 33 medalje individuale dhe 28 medalje në stafeta. Ndër 6 kategori ekipi i Vllaznisë arriti të rrëmbente 3 vende të para për kategorinë C meshkuj dhe femra dhe për kategorinë B meshkuj. Sportistja më e mirë femer – kategoria C u shpall Briseida Llazari, sportisti më i mirë mashkull – kategoria C, Arbër Hysaj dhe sportisti më i mirë mashkull – kategoria B- Ajdin Loshi.

Renditja e sportistëve shkodranë

  1. Arbër Hysaj- Medalje Ari ne 4 disiplina. 50 m Delfi, Shpinë, Stil i lirë dhe 100 meter Katërnotim.
  2. Arlind Hysaj- Medalje Bronzi në 50 m Shpinë.
  3. Bora Topçija- Medalje Argjendi në 50 m Shpineë 200 m Shpinë, 100 m Shpinë dhe medalje Bronzi në 50 m Stil i lirë.
  4. Ajdin Loshi- Medalje Ari në 50 m Stil i lirë, 100 m Stil i lirë, medalje Bronzi në 100 m Shpinë dhe medalje Bronzi në 50 m Shpinë.
  5. Kostandin Llazari- Fiton 4 medalje Medalje Argjendi, në 50 m Delfi, 50 m Stil i lirë, 100 m Stil i lirë dhe 100 m Katërnotim.
  6. Briseida Llazari- Medalje Ari në 4 disiplina. 50 m Delfi, Stil i lirë dhe 100 m Stil i lirë dhe Katërnotim.
  7. Samuel Bazhdari- Medalje Ari në 100 m Shpinë dhe 200 m Shpinë, medalje Argjendi në 50 m Shpinë dhe medalje Bronzi në 100 m Katërnotim.
  8. Michelle Bushati- Medalje Bronzi në 50 m Bretkose.
  9. Onida Zani- Medalje Argjendi në 50 m Bretkose.
  10. Elia Lika- Medalje Ari në 50 m Shpinë dhe dy medalje Bronzi në 50 m Stil i lirë dhe 50 m Bretkosë.
  11. Uerda Jahaj- Medalje Bronzi në 50 m Delfi dhe 100 m Katërnotim.
  12. Viki Tafrruku- Medalje Bronzi në 50 m bretkose.

STAFETAT

Kategoria A

  1. 4×50 Stil i lirë – Meshkuj – Vendi 2, Femra- Vendi 3
  2. 4x 100 Stil Mix – Meshkuj- Vendi 2, Femra- Vendi 3
  3. 4x 100 Stil i Lirë – Meshkuj- Vendi 2, Femra- Vendi 3
  4. 4x 50 Stil Mix- Femra- Vendi 3

STAFETAT

Kategoria A

  1. 4×50 Stil i lirë – Meshkuj – Vendi 2, Femra- Vendi 3
  2. 4x 100 Stil Mix – Meshkuj- Vendi 2, Femra- Vendi 3
  3. 4x 100 Stil i Lirë – Meshkuj- Vendi 2, Femra- Vendi 3
  4. 4x 50 Stil Mix- Femra- Vendi 3

Tranierë :

1 – Kolë  Shiroka

2 – Bert   Vata

3 – Meri Shiroka

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img