Notarët shkodranë, Briseida dhe Kostandin Llazari, ishin të vetmit pjesëmarrës nga Shqipëria në Turneun Ndërkombëtar të Bonjës, “Sharks Cup”.
Mes 489 notarëve, përfaqësues të 26 ekipeve, nga Bosnja vendase, Serbija, Mali i Zi, dhe vende të tjera të Rajonit, konkuroi edhe dyshja shkodrane, Briseida dhe Kostandin Llazari. Dy sportistë të talentuar, motër dhe vëlla, të cilët edhe pse në moshë të vogël, tashmë janë bërë pjesë e rëndësishme e sportit të notit, jo vetëm në Shkodër, por edhe në rang kombëtar dhe ndërkombëtar.
Briseida, e kategorisë së moshës 10 vjeçare, ndërsa i vëllai i saj më i madh Konstandini në moshën 13 vjeçare, konkuruan në 50 metër stil i lirë, 100 metër stil i lirë, 50 metër delfi dhe 100 metër 4 notim ishin, gara këto ku ato u renditën në vendet e para duke merituar 8 medalje Ari.
Po, përpos kësaj, dyshja e notarëve nga Shkodra meritoi edhe dy kupa personale për kategoritë e moshës së tyre, një sukses ky që tregon punën mjaft të mirë që bëhet me sportin e notit në qytetin e Shkodrës.
Suksesi i arritur në Turneun Ndërkombëtar të Bonjës, “Sharks Cup” i ka motivuar edhe më shumë Briseiden dhe Kostandinin për ta vazhduar akoma më me seriozitet pasionin e tyre në sportin e notit në mënyrë që në aktivitetet e ardhshme të jenë kampionë kombëtare në Shqipëri, por në të njëjtën kohë edhe në aktivitetet e ndryshme ndërkombëtare, të cilat për vitin e ardhshëm pritet të jenë të shumta.