Saturday, July 27, 2024

Nuk mjafton humbja e thellë me Egnatian, por ka edhe një çështje “Çoba” me tifozët!

Lexo

I akuzuar nga një grup tifozësh kuqeblu që ishin të pranishëm në tribunën  e stadiumit “Arena Egnatia” për një sjelle jo korrekte ndaj fansave kuqeblu, Mehdi Çoba është vënë në shënjëstër të opinionit sportiv shkodran dhe më gjërë.

Për hirë të së vertetes, komentet, sidomos në ato të rrjeteve sociale dhe kryesisht ato të grupimit të tifozëve kuqeblu janë jashtëzakonisht të shumta.

Pjesa që e ka përjetuar prej së afërmi duke qënë dëshmitar i atij reagimi të Çobës ndaj tifozëve, por edhe të tjerë, dënojnë rëndë gjestin e Çobës, madje ka edhe prej atyre që shkojnë edhe shumë më larg duke deklaruar se nëse lojtari në fjalë nuk ndëshkohet nga ana e klubit Vllaznia, ato do të bojkotojnë mbështetjen e skuadrës së tyre në stadium.

Por, nga ana tjetër, ka shumë prej atyre që edhe pse kritikojnë sjelljen e Çobës ndaj tifozëve shkodranë, janë të mendimit që reagimet kaq të ashpra ndaj futbollistit nuk i shërbejnë situatës nës fjalë dhe dëmtojnë rëndë të ardhmen e futbollistit, por pse jo edhe të skuadrës për vazhdimësinë.

Ndaj, në këto rethana, ajo që kërkohet më së shumtmi, është që vetë Çoba apo edhe klubi në këtë rast, të ketë një prononcim zyrtar për sqarimin e situatës dhe për të mësuar saktësisht se deri në çfar mase është pesha e fajit të tij. Dhe, nëse është e tillë, mund të ketë vend edhe për kërkim falje për të shkuar  më pas që mes dy palëve, Çobës dhe tifozëve të gjendet një gjuhë e përbashkët në mënyrë që gjërat të shikohen më me ftohtësi, duke i shërbyer kësisoj një normalizimi të mundshëm të situatës në fjalë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img