Saturday, November 23, 2024

Oferta 100 milion euroshe nga Arabia, Benzema largohet nga Reali

Lexo

Karim Benzema është gati të largohet nga Reali i Madridit. Këtë gjë, francezi ia ka thënë edhe Carlo Ancelotti-t. Presidenti Florentino Perez e ka ditur këtë që nga e premtja e kaluar dhe ka qenë disi i shqetësuar për këtë temë. Do të ketë një takim të ri midis palëve në Valdebebas dhe do të shihet nëse presidenti dhe trajneri mund ta bindin francezin të ndryshojë mendje. Por nuk do të jetë e lehtë, me lamtumirën zyrtare që ndoshta mund të arrijë shumë shpejt.

Pas 14 sezonesh plot triumfe, francezi është joshur nga një ofertë fantastike nga Arabia Saudite: Al-Ittihad i ka bërë një propozim prej 100 milionë euro neto në sezon, për dy vite. Male me para për Benzemanë, për të lënë Madridin ku merr vetëm 35 milion e gjysmë euro. Kontrata e Benzemasë skadon më 30 qershor dhe padyshim që Real-i i Madridit ia ka lënë në dorë francezit për të marrë vendim që do. Benzema mbërriti në Bernabeu në vitin 2009 dhe është gati të largohet pas 14 sezonesh të jashtëzakonshme, fillimisht si ndihmës i Cristiano Ronaldo-s dhe më pas si drejtues i sulmit të Madridit, ku fitoi edhe Topin e Artë në 2022.

Benzema në Madrid ka fituar 25 tituj, përfshirë 5 Liga kampionesh në 10 vitet e fundit dhe 4 Liga. Ai është i huaji me më shumë ndeshje në historinë e Madridit, 647 dhe golashënuesi i dytë, me 353 gola, pas Cristiano Ronaldos. Është e qartë se lamtumira e Benzemas do ta detyronte Madridin të kërkonte një zëvendësues në sulm. Dihet që Reali kërkon Bellingham, për të cilin do të shpenzojë të paktën 120 milionë. Nuk do të jetë Mbappé, të cilin Madridi dëshiron ta marrë falas vitin e ardhshëm. Është folur shumë për Harry Kane, një lojtar që ka qenë gjithmonë i pëlqyer nga presidenti Perez, por një mundësi tepër e vlefshme është edhe Victor Osimhen.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img