Friday, May 17, 2024

KF Vllaznia, së shpejti edhe me një Drejtor të Përgjithshëm. Presidenti Alban Xhaferi, kërkon një staf dhe skuadër për titullin kampion!

Lexo

Klubi i Futbollit Vllaznia është i përfshirë prej dy-tre ditësh në një process riorganizimi. Lajmet zyrtare që janë përcjellë nga klubi kuqeblu kanë bërë të ditur largimin e trajnerit maqedonas Goce Sedloski, ndërkohë që është emëruar në postin e drejtorit sportiv, Elvis Plori.

Sa i përket procesit të riorganizimit të klubit të futbollit Vllaznia, është folur gjërësisht edhe në minutat e emisionit Studio Sport transmetuar mbrëmjen e së mërkurës në ekranin e RTSH Shkodra.

Diskutimet më të shumta ishin rreth së gjetjes së trajnerit të parë duke u lakuar një rikthim i mundshëm i gjermanit Brdariç, të ish futbollistit të kombëtares Ardian Nuhiut, por edhe të figurave të njohura të futbollit shkodran, si futbollist dhe si trajner, Edi Martini dhe Armando Cungu.

Ndërkohë, lajmi më i fundit është ai që ish drejtuesi i klubit të futbollit Vllaznia, Ardian Zaganjori, përcolli ekskluzivisht në Studio Sport, në lidhje me një shtesë në organikë të klubit kuqeblu që ka të bëjë me emërimin e një drejtori të përgjithshëm, i cili së bashku me drejtorin sportiv do të merren me merkaton e Vllaznisë.

“Unë shpresoj se do të ketë edhe një Drejtor të Përgjithshëm të KF Vllaznia. Do të jetë një person që do të merret vetem me organizimin e përgjithshëm të klubit, ndërkohë që së bashku me Drejtorin Sportiv, Elvis Plori me kompetenca të plota për merkaton, si dhe në bashkëpunim me trajnerin do të përgjigjen për ndërtimin e skuadrës së re kuqeblu.”, tha ndër të tjera ish drejtuesi i KF Vllaznia.

Në të tilla kushte, duket qartë se Presidenti Alban Xhaferi e ka nisur me shumë seriozitet punën në rindërtimin e Vllaznisë së re, jo vetëm në plotësimin e stafit drejtues me elementin e duhur cilësor, por në të njëjtën kohë edhe me emrat e futbollistëve që do të veshin uniformën kuqeblu duke pasur si synim të vetëm, formatimin e një Vllaznie pretendente për titull.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img