Friday, May 17, 2024

Orges Shehi tek Shkëndija e Tetovës, Julian Ahmataj projektohet të marrë bardheblutë e Tiranës

Lexo

Julian Ahmataj në vend të Orges Shehit. Tirana i ka planifikuar që të gjitha lëvizjet e radhës pas largimit të trajnerit aktual. Tekniku durrsak do të bashkohet me Shkëndijën në Maqedoninë e Veriut për të nisur një aventurë të re jashtë kufijve, tashmë duket se e ka marrë vendimin për t’u bashkuar me skuadrën tetovare.

Shkëndija e tentoi Shehin edhe gjatë muajve të dimrit ndërsa palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët për të nisur një bashkëpunim që vetë Shehi e ka kërkuar me ngulm.

Në krahun tjetër, 26 herë kampionët e vendit do të bëjnë një zgjdhje brenda shtëpisë së tyre dhe sipas të gjitha gjasave, do të jetë Julian Ahmataj trajneri i ri për sezonin e ardhshëm. Ahmataj e drejtoi skuadrën e Tiranës për 5 javë edhe në vitin 2019 por u largua duke u zëvendësuar nga Egbo që më pas triumfoi edhe me titullin kampion.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img