Saturday, July 27, 2024

Olsi Rama: “Ekipi i madh bën dallim edhe në humbje. Mbaj mend penalltinë ndaj Vllaznisë para dy vitesh, ishte një padrejtësi që na u bë”

Lexo

Mbrëmjen e djeshme, drejtori i përgjithshëm i Partizanit Olsi Rama ishte i ftuar në emisionin “Skaner” të Gerti Çarçanit ku foli për situatën e krijuar në Rrogozhinë pas ndeshjes Tirana–Bylis (2-2). Rama theksoi se para 2 sezoneve, skuadrës së tij iu mohua titulli në mënyrë të padrejtë.

Ekipi i madh e bën dallimin, jo vetëm në fitore, por edhe në humbje. Unë e mbaj mend akoma atë penallti ndaj Vllaznisë para dy vitesh. Ishte një padrejtësi që na u bë. Ne u shprehëm, se menduam se na u bë padrejtësi, por asnjë nga zyrtarët e Partizanit, nuk u fut në fushë. Asnjë nuk shkoi te limitet e dhunës fizike. Në 36 javë kampionat, titulli nuk humbët nga një penallti apo nga një gol offside.”, tha drejtori i përgjithshëm i Partizanit.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img